top of page
Search

PD: Ke qenë i dënuar! Kajmaku: Kam ndërruar vetëm emrin në Greqi..

Vazhdon akuza e rëndë për Kryebashkiakun e Vorës. Sipas PD-së ai ka qenë i dënuar në Greqi.


Më poshtë një pjesë nga deklarata e Konsulentit të PD, Z.Clirim Gjata:

Valdrin Pjetri, kandidati trafikant i Edi Ramës dhe Tom Doshit në Shkodër, nuk është një rast i izoluar. Një pjesë e mirë e kandidatëve të Edi Ramës në bashki të ndryshme të vendit kanë probleme me drejtësinë, për shkak të së shkuarës kriminale ose për lidhjet e tyre aktuale me krimin.

Çfarë i lidh bashkë të gjithë këta individë që e morën me pushtetin me dhunë, është Edi Rama, i cili mbron dhe promovon këdo që i shërben pushtetit të tij kriminal.

Njësoj si për Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se edhe Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen e të përballet me drejtësinë!


Edi Rama e di se i përzgjedhuri i tij dhe i Belinda Ballukut për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.

Ky është një fakt që Edi Rama e di shumë mirë, madje ai e kabekuar fshehjen e precedentit penal të Agim Kajmakut. Por Edi Rama po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki, këtë herë, duke fallsfikuar dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalizimit.


Pyetja drejtuar Edi Ramës, Belinda Ballukut, Agim Kajmakut dhe Arta Markut është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: A është dënuar, dëbuar, arrestuar dhe shpallur në kërkim ndonjëherë në Greqi për vepra penale të rënda dhe a e ka fshehur këtë fakt në vetedeklarimin e dekriminalizimit?


Ndërkohë Z.Kajmaku në rrjetet sociale shkruan:

Po, kam ndryshuar emrin! Po, kam zbatuar ligjin dhe e kam deklaruar kudo e kurdo! Jo! Nuk kam qenë asnjëherë i dënuar.


Comments


bottom of page