Peisazh i gjallë
Buzët tua vëri mbi pubisin tim të mëndafshtë,
pëllëmbën sipër thithave të gjoksit tim.
Një gjak i ri po më kalon zemrës.
një pelë e re qimekuqe rend me trok zërit të natës,
në liqenin e mendimit e mashtron pasqyrimi i hënës.
Zgjat buzët ta pijë, ajo i ikë si hija e vet që i bëhet si e një gjogu.
Të bërë njësh, jemi më të fuqishëm se hyjnitë,
teksa digjemi si shkretëtira mesditës së verës,
llava e ngrohtë e vullkanit tënd rrjedh në brendësinë time,
oh-et e thella e të ëmbla shkrihen me të.
Kafsha brenda meje nxorri kry, nëpër ulurima kërkon fuqinë tënde,
hapësirat e zbrazëta s’qëndrojnë më, u mbushën, u shkrinë,
nga zjarri i afshit me thonj të mi shqyej mbështjellësin tënd të lëkurtë
më shumë djersë e më shumë spermë kërkoj të lëpijë
me gjuhën e nxjerrë jashtë.
e të lahem dua nga djersa jote,
me majë të gishtave prek mishin tim të butë.
Skeleti im po shkrin, teksa ndjen prekjen tënde ,
ma puth pubisin e kuq si bozhuret e Kosovës,
të kuq... si lotët e tu, si eshtrat e tu!...
Më pëshpërit me zë drithërues, se brenda vagjinës
kam një shteg të ngushtë
dhe se prapanicën e kam shkëlqim pjeshke, si soji i hyjit,
dy gjëra të shenjta për ty, kjo edhe mund të jetë kështu,
këtu edhe kalohet më lehtë se në luftë, ka më pak tradhti e tregëti
me plumba dhe mish njerëzor.
Këtu s’ka limite, s’kemi vënë vija të kuqe, ka vetëm rrotullime
të shpeshta e etje, etje...
mos m’i përmend vijat e kuqe, se më kujton vrasjen mizore
të Jamal Khashoggit.
Pas këtyre çasteve, mbretëresha mendje bënë grushtshtet
dhe e merr prapë pushtetin në betejën e humbur të emocionit.
UNË DHE MOLLA
Në cilindo drejtim, drejt jugut, perëndimit… të nisesh, nuk duhet prerë bileta drejt dritës më të lartë që nis nga kudo e askund dhe gjithnjë kthen.
Dhe aspak papritmas, nga Edeni, te Stiv Jobs, ndoqa rrugën e mollës. Në takim erdhi edhe Newtoni, pas asaj dite që, nën hijen e saj, u ulë të pushojë.
RRUGËS SË GJERË PO EC
Po ha ngadalë bukë e shekulli qesh me fytyrën e djegur e plot ironi në vdekjen time të mëhershme, të parapaguar me donacion robërie.
Në dritaren e ngushtë të saj po kërkoja për përkëdheljen e gishtave tu që të më zgjonin nga angështia e vdekjes. Kaq e mundimshme kjo, sa nuk qohet ashtu, si pushkatimi i atij fëmijës në Srebrenicë me lepurin e tij ndër duar e prapë në pasqyrën e ujit, që lëviz e ndërron fytyrën tonë pa pra, kërkojmë kuptimin e shëmtisë dhe mosbindjen ndaj të vërtetës e Zoti i largët na bëhet se është kaq afër dhe nuk e prekim dot, në gjithë këtë kërkim kaq të mundimshëm e kaq të gjatë, ai gjithnjë rri fshehur pas siluetës në errësirë!
I paqartë drejtimi rrugës kryesore dhe do ec si dua. I paqartë, i padallueshëm, kontradiktor... në pjesën e epërme të ndërgjegjes sonë, predikon skllavin - të jetë më i bindur dhe pronarin - të jetë më i egër.
Comments