top of page
Search

PELLAZGET ( Origjina e Shqiptarëve)

Nga Elena Kocaqi


Kam kënaqësinë të ndaj me ju sot një nga studimet e mija me te rëndësishme ne fushën e historisë, me titull Pellazget (Origjina e Shqiptareve). Të dhënat historike janë te mjaftueshme, për të përcaktuar shtrirjen territoriale dhe pasardhësit e popullsisë pellazge dhe ilire. Kjo teze ka një rëndësi te jashtëzakonshme dhe ka qenë e pranuar gjate gjithë kohës, nga autorët e huaj, por e lënë nën hije me qellim nga historiografia komuniste shqiptare. Madje çështja shqiptare ne 1919, është mbrojtur nga një studiues amerikan me çeshtjen pellazge ne Senatin Amerikan, kur Wilsoni çoj Traktatin e Versajës, për diskutim. Ishte teza pellazge, ajo qe shpëtoi shtetin shqiptar ne atë kohe, pasi studiuesi amerikan nguli këmbë qe shqiptaret janë populli me i vjetër i Evropës, pikërisht nga pellazgët. Pjesë nga ky diskutim janë botuar edhe në libër. Kjo tregon sesa rendësi ka historia në të drejtat e kombeve dhe shteteve sot.


Ky studim sjell shumë informacion të reja te pabotuar me parë dhe shkurtimisht do te japim vetëm disa prej te dhënave qe ka libri, pasi informacioni ne te është shumë i gjerë dhe i detajuar.

1- Shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve ne Epir, apo Shqipëri të Jugut, pasi fiset epirote janë quajtur gjithmonë si pellazge. Pellazgët sipas autorëve antik quheshin Toskë, Tusk, Thiosk, për shkak te ritit te tyre fetar dhe për shkak te lidhjes me tempullin fetar me te vjetër atë te Dodonës, që ne antikitet thuhej se kishte bazë malin e Tomorit. Shqiptaret sot ende ruajnë emrin e vjetër të Pellazgeve, Toskë. Vetëm kjo e dhënë, pa asnjë të dhënë tjetër, tregon qartë vazhdimësinë e padiskutueshme pellazge ne Epir.


Dodona ishte një tempull mbi katër mijë vjeçar qe sipas burimeve antike ishte themeluar nga Dheukalioni, pas përmbytjes, pasi presupozohet që arka e tij mbeti aty, dhe aty ai i kreu ritet e flijimit për Zotin që e shpëtoi, rit qe vazhdon edhe sot. Dheukalioni lidhet me Nohun sipas Biblës hebreje, sepse ne fakt Dodanimi është pikërisht stërnipi i Nohut, sipas gjenealogjisë Biblike, qe u vendosen ne Epir pas përmbytjes, siç thonë burimet antike. Kjo gjë duket se i jep shpjegim edhe konstatimeve te lidhjes se shqipes, jo vetëm me gjuhët në Evropë, por edhe me gjerë, pasi nga te dhënat historike del se është një gjuhë e para-Nohut.

Ende dhe sot në malin e Tomorit, ushtrohet riti i flijimit, si në antikitet dhe lidhet pikërisht me babanë e gjithë profetëve Nohun dhe që është një vend tan-fetar, jo vetëm për shqiptaret, por për të gjithë Njerëzimin dhe për te gjitha llojet e feve, pasi ky është tempulli i parë i Zotit. Dodona e vërtet ndodhet ne malin e Tomorit dhe jo ne Janine dhe për këtë ka disa te dhëna qe trajtohen ne studim.


2- Sipas burimeve antike, pellazget dhe iliret ishin i njejti popull, pasi kemi te njejtat fise qe quhen me te dy emrat dhe ne burimet historike dhe mitike dalin te dy, rreth 3800 vjet me pare nga e njejta familje. Shqiptaret janë pasardhës te ilirëve dhe kjo vazhdimësi ilire na sigurohet nëpërmjet autorëve bizantin qe i quajnë shqiptaret me ermin ilir deri vone.

Kështu ne shekullin e XV, shqiptaret quhen nga bizantinët ende ilir, Skënderbeu quhet Princi i Ilireve dhe vendi quhej Iliria, i ndare ne atë te Peloponezit dhe ate Jonit. Për shqiptaret janë përdorur disa emra ne këtë kohe si ilir, alban, epirot, maqedon, shqiptar qe lidhet edhe me fiset pellazge dhe ilire qe banonin gadishullin Ilirik dhe shtrirja e fiseve u ruajt deri para 2 shekujsh nga Peloponezi, deri ne Bosnje dhe Dalmaci.

3- Fiset pellazge dhe ilire duke u bazuar nga te dhënat qe japin autorët antik nga kur rrjedhin edhe shqiptaret sot, kane pasur një shtrirje te jashtëzakonshme, duke përfshire Ilirikun, Italikun dhe Azinë e Vogël. Greket antik ishin po nga ky stok etnik, ku Spartanet ishin nga fisi i dorëve qe ishin ilir nga Hylli dhe Athinasit ishin kryesisht pellazg, ndërsa pjesa e Thesalisë ishte pellazgo-ilire, ku perrebejt një fis ilir banonin ne vet malin e Olimpit.

Nëpërmjet te dhënave qe jepen nga autoret antik për Spartën dhe Atiken vërejmë se, shoqëria shqiptare sot është para- Homerike, sepse ajo ruan ende te gjithë traditën ligjor, zakonore, politike para- Homerike. Demokracia e aplikuar ne Kanun, është një nga format me te larta dhe me te pastra te demokracisë se drejtpërdrejtë, e paarritshme për njerëzimin deri me sot.



Asnjë popull tjetër as Athina, nuk e ka aplikuar ne formën kaq te lart, sa tek shqiptaret, madje as sot nuk aplikohet. Barazia e burrave ne te drejta është një koncept qe vetëm pas luftës se Dytë Botërore ka filluar te aplikohet, ndërsa nder shqiptar është një zakon tepër i lashtë. Homerishtja dhe me pas ajo qe quhet atikishtja, jonishtja dhe gjuha greke antike janë gjuhe artificiale, pra nuk janë gjuhë te popullit dhe studiuesit janë pothuajse unanim ne këtë çështje, kështu qe populli nuk i ka folur kurrë ato gjuhë, por ne analizën etmilogjike dhe morfologjike te bazuar ne fjalorët e etimologjiko-historik, me te mirë qe njihen deri me sot, rezulton qe homerishtja edhe pse është teknike ka fjale shqipe ne fjalëformim te dy dialekteve si Gege dhe Toskë, por edhe fjale te shqipes sot si dielli, ati, kreu, keli-kali, voj, gjuri, gjuni, gjera etj.


Ndarja ne dialekte qe në atë kohe, tregon se vendosja e fiseve shqiptare ne këto pozicione, ka qene mbi 3 mije vjeçare dhe tregon një autoktoni absolute te shqiptarëve. Shqipja ruan sot fjalët dhe kuptimin e tyre, por greqishtja e sotme artificiale, nuk mund te korrigjoj vetveten, pasi ka shume fjalë qe janë keqlexuar dhe ashtu janë përcjelle sot botes. Te dhënat bizantine na tregojnë se greket antik, u zhduken ne shekullin e VI, nga sllavet dhe disa rajone mbeten si Monemvasia, Cakonia te përzier me Mardaitit, ndërsa Mani ne Peloponez, mendohet se është e vetmja zone e pastër nga antikiteti dhe ne burimet historike, ajo zone del 100% shqiptar dhe ka folur gjuhen shqipe dhe zakonet si tek shqiptaret kryesisht Gegë, pasi vet Spartanet qe ishin ilir, duket se kane lidhje me zonën veriore te Shqipërisë.

Kjo tregon qartë qe shqiptaret janë autokton edhe ne Greqi nga fiset antike pellazge dhe ilire, gjë qe del edhe nga regjistrat osman, por qe ne do t'i trajtojmë gjerësisht ne një studim te posaçëm.

Ishin shqiptaret ata qe zhduken sllavet ne Greqi pasi ne regjistrimet e para osmane (1460) qe jepeshin edhe te dhena etnike, shqiptarët dalin si e vetmja etni ne Greqi dhe me pas përdoret emërtimi fetar.


Këto dhe shume informacione historike janë trajtuar ne këtë studim kur i gjithë materiali historik, është cituar dhe analizuar. Është një kënaqësi, por edhe një çlirim qe sot e ndaj këtë informacion me ju.


Falënderoj te gjithë lexuesit dhe publikun që me kane mbështetur dhe inkurajuar ne punën time, qe ka qenë një pune vërtet e lodhshme që të privon nga gjithçka.

Comments


bottom of page