Kete fundjave poetja e njohur shqiptare Gladiola Jorbus na dhuroi disa poezi. Ajo eshte modeste, por te mbush me frymezim dhe energji poezia e saj. Ajo i kendon gjithesise me vargjet e poezise se arte, dashurise dhe jetes. E "ulur" ne universin e pafund leshon vargje magjike ne eter dhe ato kthehen ne fjale te magjishme.
Faleminderit poete per keto dhurata!
Alfabeti i zemrës
Përshëndetemi në një gjuhë të huazuar,
por sytë flasin në heshtje.
Alfabeti i zemrës mbetet Një,
në të gjithë botën.
Pema e dashurisë
I shtrirë,
mbi tokën e lagur të fundnëntorit.
Po lutesha
për vjeshtën e mbështjellë me rreze të praruara.
Shfletova Jorge Luis Borges-in.
Nuk desha të kryeja mëkatet më të këqija,
siç shprehej ai,
që një njeri mund të kryejë.
A mund të mos e lësh shpirtin tënd
të marrë frymë?!
U ngrita…vrapova krahëhapur.
Symbullur kërkoja qiellin e lumturisë.
Desha të jem i lumtur
dhe të përmbushja dejet
Me çaste të rralla e të plota.
Toka, uji, ajri, zjarri…
gjithçka i shëmbëllen një loje të vjetër
që njerëzimi e ka mësuar përmendësh.
Të gjitha gërshetohen në Një.
Ato e bëjnë jetën.
Ndaj i qëndroj sa më larg
akullnajës së ndërgjegjes,
që bren si një krimb i papërfillshëm,
por që lisin rrëzon.
Vullneti im, mendja ime, zemra ime
Më frymëzojnë të jem i lumtur.
Në çdo stinë, në çdo moshë,
në çdo hapësirë a dimension kozmik.
Mjerani s’është veçse hija e vetvetes.
alter ego e trishtimit.
Dua thjesht të jetoj …po më pas?!
Eh, më pas dua të vdes
nën pemën e pastër
së dashurisë së përjetshme.
Yorumlar