nga miremengjes.net
Ja qe dhe cudia e radhes nuk na cudit me. Popull i forte ne shqiptaret,u mesuam tani me anormalitetin dhe e perceptojme si normalitet.
Sa mire do te ishte sikur "Lali Eri i Tv " te ishte edhe "Lali Eri i Bashkise ", por ja qe njeriu smund ti beje te gjitha njekohesisht. Madje do ti sugjeroja me dashamiresi qe kur ta leje mandatin e kryetarit (qe per hir te vertetes ja dhane e nuk e fitoi) te hapi nje kompani publicitare dhe e sigurte qe do te kete sukses.
"Lali Eri" ne do te donim edhe me shume nese nuk do te lodheshe dhe te harxhoje kaq mund per te na u imponuar. Do te te donim akoma me shume nese kur kryeministri te ngarkoi me detyren e larte shteterore te lyerjes se shkalleve te pallatit ti thoshe qe do te ishte me mire qe te merrnit te dy furcen e ta lyenit bashke ne 4 te mengjesit.
Te duam edhe kur je "shume i lumtur"(shprehja qe nuk te mungon cdo dite para kamerave) kur mbjell nje peme dhe te filmojne 30 vete,por edhe kur je "shume i pikelluar" qe te duhet te marresh vendime si ai i prishjes se Teatrit Kombetar.
Mos u lodh kaq shume ta shfaqesh lumturine dhe pikellimin cdo dite ,ne te kuptojme qe ke detyre te veshtire. Te kuptojme kur duhet te shfaqesh ate qe nuk je dhe te kenaqesh cdo hallke te qeverise qe te ka besuar kete detyre te larte.
Mos u merzit kur te fyejne dhe te vendosin lloj lloj epitetetsh, ne fund te dites cdo gje ka nje kosto dhe nuk eshte ndonje kosto e madhe ne krahasim me benefitet e tenderave apo qokat e miqve.
Shume here na fyen dhe inteligjencen me ato qe thua por mos u merzit,ne nuk ta veme re aq shume.
A e ke menduar ndonjehere se jeta eshte pak me ndryshe se ajo qe mundohesh te na bindesh ne dhe veten ? A e ke menduar ndonjehere se ka njerez qe u falin femijeve te tyre me shume buzeqeshje se ushqim? Mjafton te dalesh nje dite pa shpure e kamera rreth teje dhe do te shikosh se "Lali Eri i Tv " nuk te ngop dot me buke dhe as te jep shprese se nje dite gjithcka do te ndryshoje.
Pa mendo njehere nese "Lali Eri i Tv " te ishte "Lali Eri i Bashkise ", do ishe shume me i lumtur sec je tani te siguroj per kete. Sikur njerezit e thjeshte dhe jo ata te partise te te thoshin faleminderit nga shpirti, por dhe nese sdo ta thonin me fjale te ta thoshin me sy e zemer. E ke humbur kete mundesi kryetar,e kishe dhe e flake tej.
Por njerezit e thjeshte qe smerren me tendera e pazare jane me te lumtur se ty, madje atyre ju vjen keq per ty.
Me beso qe dhe mua me vjen keq per ty qe te duhet te zvarritesh e ti lepihesh jo vetem padishahut qe te beri kryetar ,por dhe gjithe atyre te tjereve qe e di vete ti se c'emer tju vesh.
Atyre qe me nje firme tenden ju zene diellin nje mije shqiptareve e largojne me mijera te tjere nga ky vend.
Comments