Lideri me etika morale të larta dhe pesë angazhimet e tij. Fusha dhe natyra ime e punës më ka bërë të ndjek dhe të studioj metodat e punës së shumë trajnerëve të njohur ndërkombëtarë, me disa prej të cilëve kam edhe fatin të punoj. Midis të tjerëve edhe Toni Robbins. Z. Robbins gjithmonë i mëshon integritetit dhe etikës, absolutisht nuk është i vetmi. Duke u nisur përgjithësisht nga puna ime personale dhe nga puna e shumë të tjerëve, sot për ju kam vendosur së bashku pesë pikat kryesore të angazhimeve të një lideri, angazhime të cilat ndryshojnë jetë dhe mundet ta bëjnë një lider tepër efikas në punën e tij, qoftë ky drejtues i një kompanie, i një organizate, i një zone, i një qyteti apo i një shteti.
Pika e parë: Të sillet denjësisht.
Një lider i mirë nuk i trembet situatave të ndryshme dhe nuk e kap paniku. Menaxherët, drejtorët, liderat kanë një punë për të bërë dhe dallimi mes një lideri të suksesshëm dhe jo të suksesshëm është sa denjësisht e kryejnë punën që kanë marrë përsipër dhe cilat janë etikat morale të tyre Pika e dytë: Të mbrojnë dhe të përfshijnë.
Drejtuesit apo liderat e mirë nuk mbrojnë vetëm të drejtat e asaj pjese që ata i adhuron apo ju beson, por mbrojnë të drejtat dhe mbarëvajtjen e gjithë punonjësve të tyre apo qytetarëve, veçanërisht të atyre që janë më të dobët. Lideri i mirë nuk lejon që njerëzit e tij të kërcënohen, të poshtërohen etj. Lideri i mirë nuk e lejon që punonjësi më i pafuqishëm të keqtrajtohet. As lideri i një shteti nuk lejon që gratë, fëmijët apo pjesa më e pambrojtur të keqtrajtohen, përkundrazi edhe pjesën më të dobët e bën forcë gjithëpërfshirëse. Pika e tretë: Punojnë për interesa përtej atyre personale.
Lideri i denjë gjen qëllimin më të madh dhe me zgjuarsinë dhe shembullin e vet, mundet të bashkojë edhe grupet më kaotike, edhe në situatat më kaotike. Pika e katërt: Respektimi dhe vlerësimi i mendimit të lirë.
Lideri i mirë e vlerëson lirinë dhe mendimin individual sado i ndryshëm të jetë ai. Lideri i mirë, në vend që të shohi kundërshtarin, thjesht sheh tërësinë e situatës për një qëllim më të madh. Lideri i mirë, pavarësisht mendimeve të kundërta brenda një kompanie, organizate apo shteti di të marri më të mirën për ti shërbyer një qëllimi më madhor. Pika e pestë: Ndërton ura lidhëse.
Lideri i mirë di të ngrejë ura lidhëse, pasi ai e di që pavarësisht mendimit ndryshe, pavarësisht debateve të ndryshme, pavarësisht njohurive së secilit, pavarësisht seksit, moshës, bindjeve politike etj., thellë-thellë gjithësecili ka potenciale të pafundme. Lideri i mirë nuk reagon por vepron, vepron duke ngritur ura lidhëse pasi vetëm kur, qofshin punonjësit brenda një kompanie apo qytetarët e një shteti, kanë një lider të tillë ata fillojnë të respektojnë dhe të mbështesin njëri-tjetrin.
Këto janë angazhime dhe kur për këto angazhime, pavarësisht ditëve të vështira, punohet, vetëm atëhere mundet që një lider të arrij të influencojë.
Lideri më i mirë nuk është ai që krijon varësi, por pavarësi.G. Steinem
*Shpresa Rupar: Bᴜsɪɴᴇss Cᴏᴀᴄʜ & Lɪᴄᴇɴsᴇᴅ Tʀᴀɪɴᴇʀ ᴏғ Nᴇᴜʀᴏ-Lɪɴɢᴜɪsᴛɪᴄ Pʀᴏɢʀᴀᴍᴍɪɴɢ.
Pesë angazhimet e një lideri
Comments