Nga Markel Baballëku
Planet e detyruara vendore - PDV dhe kushtet teknike të projektimit sizmik.
Në zonat e prekura nga tërmeti, veçanërisht në Durrës dhe Tiranë (ku intensiteti i ndërtimit është më i lartë) janë duke u hartuar PDV-të.
Lutje institucioneve vendimmarrëse, urbanistëve dhe arkitektëve që gjatë hartimit të këtyre dokumenteve të mbajnë parasysh edhe kërkesat për sigurinë sizmike që derivojnë nga kushti teknik i projektimit KTP-N2-89.
Konceptimi i duhur i gjurmës dhe i vëllimit të ndërtesës kanë një peshë domethënëse në sigurinë sizmike të ndërtimeve të reja.
Bashkëlidhur, 3 paragrafë nga kushti teknik i projektimit sizmik në fuqi KTP-N2-89.
コメント