top of page
Search

Po me pemët c’patën…..nga Ing Agustin Shqipe

Shprehja e famshme iku vapa me gushtin, duket qe kete vit nuk po realizohet, pasi gushti po iken por ditet e nxehta po qendrojne edhe nuk po duan te largohen. Pertej kesaj, banoret e zones se Astirit kete vit e kane vuajtur vapen me shume se cdo vit tjeter, edhe me shume se cdo lagje e Tiranes, pasi detyrohen te levizin, te presin autobuzin e te shkojne ne pune ne kete vape te tmerrshme ne mes te diellit pervelues edhe te pluhurit mbytes.


Por nuk ka qene gjithmone keshtu, vjet ne kete kohe kishte edhe njerez qe mbasdite benin xhiro pergjate unazes nen hijen e pemeve pergjate saj, por cfare ndodhi?!


Disa muaj me pare u vendos se do te nisnin punimet per rehabilitimin e unazes se madhe qe lidh rrugen e kavajes me sheshin Shqiponja, sapo u dha lajmi se u shpallen fituesit e tenderave, pa u kryer asnje lloj verifikimi, menjehere filloi hapja e nje grope gjigande tek sheshi shqiponja, prishja e pjeses qendrore te rruges ku ishte trafikndaresi, e ne te njejten kohe punojesit e bashkise se Tiranes shkulen te gjitha pemet qe ishin mbjelle pergjate gjithe gjatesise se saj, te cilat gjate veres krijonin nje hije shume te mire per pesonat qe leviznin pergjate kesaj rruge per tu mbrojtur sado pak nga vapa zhuritese, a thua se ishte gjeja me e rendesishme edhe me urgjentja per tu bere, a thua se prej pemeve nuk do te vijonte me tej puna e unazes se madhe…


Sic u pa nga te gjithe ne, problemi nuk ishin pemet por ishte gjetke, problemi i pazgjidhur qendron tek ata “30 zhurmaxhijte” sic i cilesoi para disa ditesh kryetari i bashkise, por une nuk dua te flas per kete, une si nje pjestar i komunitetit te zones shume te populluar te Astirit kerkoj qe kjo situate te zgjidhet sa me shpejt, e te rifillojne punimet ne ate rruge pasi jetesa edhe kalimi ne te po behet dita dites e me i padurueshem, si taksapagues kerkoj rehabilitimin sa me pare te zones pasi shikoj me shqetesim ne lajme qe pas nje pritje prej gati 1 vit qe punimet te rifillojne, tenderi per punimet eshte pezulluar serish edhe nuk dihet kur do te rifilloje…..


Ne ate rruge rrezikojne drejtuesit e mjeteve, pasi qe nga viti i kaluar eshte lene pas dore edhe jane hapur gropa ngado ne mes te rruges, prane trafikndaresit qe tani nuk ekziston apo edhe ne te djathte ku mungojn plotesisht zgarat e pusetave. Askush tanime nuk arrin te dalloje ku eshte korsia perkatese se ku te levizi edhe krijohet nje rremuje totale. Kembesoret duke mos pasur nje vend kalimi apostafat per ta futen kuturru e sa e sa probleme te tjera.


Ajo rruge eshte problem per banoret e zones, pasi nga nisja e punimeve edhe lenia pergjysme krijohet nje pluhur qe rivalizon edhe zonat e shkretetires arabike, kur kalon aty dallon vetratat e xhamave te pallateve pergjate saj qe jane kthyer ne gri prej pluhurit te marre, nuk mund te mendohet pastaj qe banoret e kesaj zone qe i tejkalon te 40 mije banoret te hapin dritaret se pluhuri te pushton shtepine.


Por mbi te gjitha ajo rruge eshte problem per banoret te cilet cdo dite duhet te pershkruajne nje pjese te saj ne kembe, apo te presin urbanin pergjate saj. Ne oret e mesdites kur dielli vret me shume sheh te rinj e te moshuar te djersitur e te pluhurosur e gjate gjith kohes sec flasin me vete nga veshtiresia se nuk po arrijne me dot te durojne vapen e tmerrshme, e nese afrohesh prane atyre qe rrine ne ane te rruges per te pritur urbanin, nderkohe qe struken 2 apo 3 vete te fusin koken ne cadren qe mban vetem njera prej tyre, apo disa te tjere nen llamarinat e nje kioske qe shet lule ne ane te rruges, te njejten gje shprehin te gjithe edhe cdo dite po te njejten gje “te pakten te mos na kishin hequr pemet… nen peme vjet rrinim sa mire… sa fresk na benin pemet kur frynte ere… as pluhur nuk kishte kur kishte peme… nderkohe qe kollitet nga tymi i gazrave te shkarkos qe leshon nje kamion i cili shton gazin ne ate moment….”. Pa llogaritur pastaj veshtiresite qe keta banore kane ne ecje pergjate nje trotuari qe tanime nuk ekziston, pasi pergjate saj vendin e pemeve e kane zene disa gropa te medha te mbushura me plehra, ku nese nuk je i kujdesshem, mund te demtohesh rende. Si prind me femije te vogel nuk po e permend fare levizjen me karroce pasi tanime as nuk mund te imagjinohet nje gje e tille, kam nje vit qe as nuk e provoj ta bej.


Shpresoj qe bashkia edhe qeveria te zgjohen, edhe ndersa presin te zgjidhet ceshtja ligjore edhe e ardhmja e rruges, shpresoj te marrin disa masa me shpenzime minimale per te lehtesuar vuajtjet e ketij komuniteti prej mijera banoresh, ku nga me urgjentet shoh, sistemimin e trotuarit, mbushjen e gropave qe kane lene rrjenjet e pemeve te shkulura, pastrimin e rruges edhe te trotuarit, larjen e rruges 2 here ne dite, moslejimin e levizjes se kamioneve ne kete rruge gjate dites, sistemimin e gropave ne rruge, vendosjen e kapakeve te pusetave, shenimin e vendeve per kalimin e kembesoreve me vija te bardha, shpeshtimin e autobuzeve qe unazes se re qe duhet te them eshte nje vuajtje me vete.


Pastaj me tej lutemi qe te zgjidhin sa me shpejt problematikat e mbetura edhe te rifillojne punimet per rehabilitimin e kesaj rruge, pasi 1 vere e kaluam pa peme. Duke menduar se rruga kerkon afersisht 2 vjet per tu ndertuar, duhet te shpresojm qe punimet te fillojne sa me shpejt edhe me llogarine e kerkuar nga autoritet perkatese qe punimet te ecin sa me shpejt edhe te mbarojne para veres 2021 ne menyre qe te kalojme vetem 1 vere tjeter edhe jo 2 pa pemet tona, qe na dolen te ishin gjeja e perbashket me e shtrenjte qe ne kishim ne ate rruge.

Cdo vonese apo dite e humbur eshte vuajtje per banoret e zones…..

Kommentare


bottom of page