top of page
Search

Poete e ndjenjës dhe e mendimit (paraqitje e poezise së Vlorë Zogaj Halitaj)

Mes krijuesve të njohur e të talentuar bashkëkohës shqiptarë është edhe poetja nga Malisheva e Kosovës, Vlorë Zogaj Halitaj. 

Krijimet e saj te paraqitura ne vellimet me vjersha, në portalin POEZI apo rrjetet sociale të bien në sy për origjinalitetin e spikatur të përcjelljes së ndjenjës dhe mendimit tek lexuesi.

Tek poezia e Vlorë shfaqet natyrshëm lirizmi i paster vetiak i harmonizuar bukur me lirizmin hedonist e simbolist lasgushian. 

Këto poezi të ngjajnë me tingujt muzikorë të shpirtit njerëzor që dëgjohen kudo e në gjithëkohë.

Vlorë Zogaj Halitaj

Njeherësh poezia e saj disa herë e fsheh ndjenjën mes shtresave nëntekstore të vargjeve meditativ duke e nxitur lexuesin të ndalet për të gjetur fijen ku lidhet shpirterorja me mendimin.

Dhe këtu të kujton vargjet e më modernit poet shqiptar, Azem Shkrelit të papersëritshem.

Dukuri tjetër e poezisë së Vlorës është edhe përdorimi me sukses i formave krijuese japoneze tanke dhe hajku.

Kēto lloje të shkurtra poetike, nëse ngjizen bukur, të japin kënaqësi estetike me figurën e thjeshtë dhe mendimin e thukët. Dhe Vlora e realizon këtë.




Duke paraqitur krijimet e poetes Vlorë Zogaj Halitaj mendoj se i japet mundësia lexuesit të njohë sa më mirë e më gjerë prurjet e reja në kulturën mbarëkombëtare.

Njëherësh i urojmë krijueses sa më shumë risi dhe bashkëkohësi në poezinë e saj vijuese.

Shkrimtari: Pajtim Çaushi

 

Më gjeni ëndrrën Zhytem në hiret e tua: herë i qetë, herë i trazuar... Në liqenin tënd harrohem, si pulëbardhë e dashuruar. Me sytë gjysmë mbyllur zjarrin e fsheh nga shirat... thirrma e lirë, e zgjidhur i zbut tokës shkretëtirat. Trandja ime stuhinë zbeh mbi dy maja kodrash ngjitur. O qiell mos diku sheh ëndrrën time të grabitur? Nise një yll të ma gjej, ëndrra tek unë të prehet... me mua natë ditë të flejë akulli në gjak të nxehet...




 















 

Vrapojne vitet ne pakthim,

gjurme e tyre ne një kthine,

streha e vjeter veç kujtim,

bere njesh me vetmine.


Jeta- nje kemishe me arna,

syresh nje shtohet çdo vit,

kercenuese porsi flama,

gishtin na e tund perdite.

Valle mund te arnohet jeta,

apo thjeshte deshire do mbese?...

Ne besojme tek genjeshtra,

se shpresa e fundit vdes.

 

A do mundni?... Do vije dita kur të mos jemi ketu , kur shpirti do prehet diku yllesive, Toka doqendroi si komandë Per t’u lëne vendin femijeve e breznive. Nje pyetje të vetme do bejne druvaret per ne : ju qe flisni per shenja e botime me klas Ju qe sharruat lisat e shpirtit mbi dhe, a do mundeni te lini qofte nje shenje pas.

 

U krijuan lumenj, dete ; Toke e Qiell ne stuhi, hyjneshat marrin shendete... Une hesht si vdekesi! Fort bertita: "Zgjohu heshtje, thuaje te shkreten fjale, klithmat qe te sillnin vdekje, nuk ka force qe t'i ngjalle...

 

Kafe të hidhur kurre s'do pi Dhe cigare ne dhomë s'do tymos Do hapë dritaren freskia le të hyjë Me arome trendafili doemos Në buzë do mbjell nje manushaqe Në zemer fidane dashurie Gonxhet ngjyren të ma lenë në faqe, Fidanet të çelin sytha lumturie

 

Si merimanga thurr rrjeten, ai gjthçka per veten e vet, tines ngre gracka per te tjeret t'i marre dhe frymen qe i ka mbet. Te parin verbon syrin e zi, qe diell e det te mos shoh, pjeset e tjera i gelltit nga dy që rrezja te vetem ta ngroh. Ne horizont stine te liga ndare me dysh, ne gryke ngec buka me lote... Eh, stine te liga do vine serish... Ne fryhemi si gaforja, por fryrje ne gjol!...

 

DHE PSE IKE...... Dhe pse ike, jam tek ti, moj valë dredhëza ujore!... Si pikturë grisjet e shpirtit, ti moj e hirshmja yllore!... Shenjë ke plagēn në vargje, moj syshkruara krijatore!... Ti e ngroh ashtin e zemrës, moj e jetëshmja femërore!... Dhe pse ike, jam tek ty, moj e ambla qumështore!

 

A ka vrases dashuria? Pyesin e vrasin nga pak. Kur dike verbon lakmia, dhe paren e fut ne shtrat... E shkermoqin krenarine per nje luster si kallaj, parja s'blen dot dashurine, as fuqi ka qe ta mbaj... .... O njeri, ti se di?!... qe ndjenjat, burojn ne shpirt! Ti kerkon ate qe s'ndjej, po une kete ku ta gjej?... Nga ti s'mbetet kurre nje shenje! Eh, kur vesi shitet vlere, behesh nje tregtar i mjere, kripen e jep per sheqer!... Kot trazohesh!... Kot mundohesh!... Dashuria ështe ndjenjë... Ç'do te te jap me shume o njeri? Te lutem, Ma thuaj... Vitet t'i ndrita me tre diej ne sy, tri jetë per jetën. Ndersa ti nektarin ne lule tjera, ah, une e mjera! Qendron me ne si akulli ne bjeshke, qe e keqe ne shpirt te ka hy, je berë ngricë krejt, si s'gjete pak ngrohtesi? S'te lutem per veten time, o njeri koti! Perse femijve jeten therrime?... Te vrafte Zoti!

 

Gazi yt shkreps ne zemër Makthi do më pushtojë Kam mall dhe ne ënderr Kam mall , po nuk të zgjoj. Liman behem ku qetesishte do ankorohet kurmi yt Se deti hapur ka piratë Se deti hapur ngjiz stuhit ... Naten vonë pran detit shkoj Kur ështe i braktisur e i trazuar Dhembjen time ia tregoi, Mijra dall e kan degjuar Flas e flas nuk ndalem dot... Ndihem pak e lehtësuar, Por dhembjen e kam ne gjoks Aty brenda të burgosur. ... Si xixëllonja e territ të natës Shpresen e kerkova kudo... E gjeta dikur dhe e mbolla në shpirt. Ajo më preku gushën,buzen, ballin Sa dhe rrudhat m’u bënë pasqyrë Eh, shpresa ështe veq nje shpresë Delikatja bukuroshe si manushaqja me vesë...


 

Disa njerez i ngjasoin stinve Te habisin me ndryshimin Ndersa une ngjasoi me veren Ne trendafilat e gjeje frymezimin

Comments


bottom of page