Nexha Reçica, shkrimtarja e njohur nga Prishtina ne nje interviste per portalin miremengjes.net perçoi mesazhe domethënëse për artin dhe Letërsinë dhe na tregon dhe motivimin nga e mori per te vazhduar ne boten magjike te Letersise.
Po kush është Nexha Reçica, per te gjithe ata qe nuk e njohin?
Qysh heret ne Shkollen e Mesme, Nexha u dashurua me Letersine. Per ta persosur me tej kete dhunti, ajo përfundoi "Fakultetin Filologjik, ne degen "Gjuhe dhe Letersi Shqipe" tek Universiteti i Prishtines. Eshte autore e tre librave me poezi "Dashuri e pashkruar", "Shiu i fshiu gjurmet e para" dhe së fundmi libri me poezi "Syri Mister". Motivimin me te madh asaj ja ka dhene Migjeni.
Intervista
Pyetje: Sa mendoni se poezia ndikon ne jeten e njeriut?
Poezia per dike eshte jete e pandashme, eshte fryme qe frymon cdo dite ne cdo sfere. Cdo lexues e gjen veten ne ndonje varg dhe misherohet me te.
Poezia eshte relaks qe largon shqetesimet e perditeshme dhe i jep kuptim jetes
Pyetje: Cila eshte tema juaj e peferuar?
Temat qe preferoj une kryesisht jane ato qe na rrethojne ne perditeshmeri. Ajo qe e ben njeriun te gezohet e shqetesohet si dhe cdo perjetim tjeter qe ndikon ne jeten tone.Kryesisht tema te dashurise,sociale etj..
Pyetje:Cfare planesh keni per te ardhmen tuaj ne lidhje me krijmtarine?
Krijimtaria gjithhere ka plane shume e qe shpeshhere edhe mbesin pa u realizuar...Mendoj te botoj doreshkrimet e shumta qe kam krijuar gjate jetes sime si ne poezi, proze, romane etj. Po njekohesisht te vazhdoj me shkrime edhe me tutje.
Pyetje: Cfare mesazhi doni ti jepni lexuesit shqiptar?
Mesazhi im per lexuesin shqiptar do te ishte qe te lexojne edhe literaturen shqipe, se sado qe te jete ndoshta edhe e papershtatshme per ta,eshte nje realitet i jetes sone,jane ngjarje qe kane ndodhur ne shoqerine tone e qe nuk mund te ndryshohen ato nga realiteti se si kane ndodhur, varesisht ndjesise dhe deshires duhet ta njohim historine, gjegjesisht ndodhite e popullit tone pastaj per ta njohur nje kulture te huaj. Nuk mund ta njohesh dike mire pa e njohur veten.
Dhe perballe gjithe kesaj preferoj qe te lexojne sa me shume, qe te mund te mesojne pak, se historia jone eshte aq e shumte dhe interesante.
Per cdo kohe shkruajne shkrimtaret, sado qe mendohet se ka te shumte tani, porse per ngjarjet tona te medha ka aq pak shkrime.
Me poshte kemi perzgjedhur disa poezi brilante nga poetja, su nje dhurate e cmuar per lexuesin:
NE SYTE E MI
E buzëqeshur,krahëhapur
Mbështolla klithjen e tij,
Atëherë kur më dhuronte
Puthje një pas një!
Vraponte,thërriste
C'të bëj tani me ty?
Përpëliste sytë
Si një fëmijë!
Unë e shikoja me kërshëri
Se si rikthehej në zanafillë
E kërkonte parajsën
Në sytë e mi!
LERME TE TE NGRIS NJE KALA
Lermë të të dua
Edhe kur jemi larg,
Nga dashuria ime
Do të ngris një kala!
Që të jesh hija ime
Ngado që të shkosh,
Të vdesish nga dashuria
E të ringjallesh sërish!
Lermë të të përkund
Që të ecësh në lumë,
Do të zgjohesh
Në anijen e përjetësisë!
DASHURIA MBI MUA BEN FOLE
Magjia heshtjen
E përpinë
Në brishtësi,
Endërrat e mia i përkund!
Je nimfë
Që vrapon
Nëpër dejt e mi
Kur dashuria
Mbi mua bën fole!
DORA JOTE
Dora jote e bukur prej arti
Që mban penën si mburojë
Eshtë qepallë e hapur
Natën rri posi rojë!
Dora jote yll i ndezur
Në mes territ shndrit,
Në cdo kohë
Eshtë e ngrohtë!
Ditën dielli e shkëlqen!
Ajo nuk është e ndrojtur,
Rrjedh si lumi
Në cdo vend!
Dora jote ka shpirt,
Kur frymon cdo ditë!
Eshtë e madhe ledhatare,
Eshtë e përjetësisë!
KUPTIMI I JETES TIME
Ti je kuptimi i jetës time,
Edhe atëherë kur e vetmuar jam
Në mesin e mijëra njerëzve
Në krahun tënd
Pushon malli im i përvëluar
Kur ti buzëqesh
Yjet derdhin shkëlqim,
Nën te futem si pëllumbeshë!
Në orët e vona të mesnatës
Enderrat syrin e pushtuan!
Shtrydhin ditët e mia
Kur puthje ime të vuri në gjumë!
Ti je kuptimi i jetës time
Kur fshihesh në buzëqeshje
Për fatin tim fatlumë,
Kur të dua aq shumë!
Në jetë më bëre aq të fortë
Kur më ngrite gjer në qiell,
Pa ty nuk do të ekzistoj
Ndjeva zemrën në planetin tjetër!
NJE PUTHJE
Përmbi buzë
Varë më rri një puthje
Do të fluturojsi një flutur!
Përtej lumit,buzë maleve
Do të ngjitet në kështjellë,
Dhe në mur u muros!
Një puthje ëmbël e shijoj,
Pasioni më rindizet,
E ndaloj,e mbaj mbi gjoks!
EMBLEME PERJETESIE
Klithmat e tua
Nëpër lëkurë më varën
Mbështillen zemrës sime,
Kthehen në qerpk dashurie!
Fytyrëmëngjesi
Rri mbi buzët e tua,
Kalorëse ylberesh
Drithëruar dal prej vetes!
Dhe ende rri natën me yje
Kur përflakem prej tyre
Si ujëvarë rrjedh
Në emblemë përjetësie!
Comments