SARANDË:Për tre ditë rresht të fundjavës që kaloi, poezia foli me gjuhën e saj në[ qytetin e Sarandës. Ka qenë edicioni i 13-të i “Trirema e poezisë joniane” organizuar nga klubi i krijuesve jonianë të Sarandës nën mbështetjen financiare të bashkisë së Sarandës që ka mundësuar këtë kuvend tradicional të poetëve shqiptar, ballkanas, europianë e deri matanë oqeanit Atlantik në SHBA e Kanada.
Buzëmbrëmjet e përflakura vjeshtore përhapin noktrunte poetike mbi qytet. Poetët flasin mes tyre me gjuhën e ndjenjës tërësisht në magjinë e plotëfuqishme të fjalës, magji që vetëm ata ja dinë trillet dhe sekretin e zbulimit të xeherorve brenda saj.
Nata e parë nis me leximin e një mesazhi përshëndetës të njërit prej gjigandve të poezisë bashkëkohore shqiptare, të madhit Xhevahir Spahiu dhe mandej vijoi me përshëndetjen e kryetarit të klubit të krijuesve jonianë, shkrimtarit Pajtim Çaushi i cili nënvizoi se:”Pavarshisht se vini nga vende e kultura të ndryshme, ne merremi vesh bukur me njëri-tjetrin pasi komunikojmë qartësisht me gjuhën hyjnore të poezisë. Me ardhjen në këtë veprimtari ju jo vetëm zmadhuat familjen tonë të krijuesve, por edhe e pasuruat me përvojat tuaja të reja, e zbukuruat me vargjet dritëdhënëse, e rinuat me buzëqeshjen e pastër e të çiltër...Krijuesi në gjithëkohë është dhe do të jetë bir i lirisë. Liria e tij bëhet e përmasave të pamatshme sepse është pjesë e lirisë së brendshme shpirtërore...Një mendjehollësi poetike vlen sa një zbulim shkencor. Jeta është vuajtje, por jeta është edhe lojë.Çdo tentativë diktature për ti vënë pranga lirisë krijuese të poetit ka dështuar dhe do të dështojë. Arsyeja është e thjeshtë: Si mund të prangoset fantazia dhe imagjinata poetike. Kuptohet është fjala për krijimin që e ka emrin poezi, jo për sajesën folklorizante të botës së fillesës. Këtu ndahet prerazi mediokri nga poeti...Poetët e botës së të gjitha kohërave kanë qenë dhe janë në pararojë të njerëzve që presin kohën e bukur e të shumëngjyrtë të trëndafilave. Ata ësndërrojnë dhe trasmentojnë derisa frymojnë...Gjuha e poetit u bë gjuha e intelektualit duke ndërtuar kështu strehëzën e vet universale...”.
Pasi shkrimtari Pajtim Çaushi u ka uruar poetve pjesëmarrës ditë të këndshme e mbresëlënëse,ka ardhur përshëndetja e n/kryetarit të bashkisë së Sarandës, z. Jorgo Mitro i cili shpreu mirënjohjen për ardhjen në qytetin magjik të Sarandës , bukuritë e së cilës do ti pekulojnë edhe më vargjet poetike të tyre. Dhe këtë ata do ta ndjenë sa të shohin perëndimet dhe lindjet e diellit mbi qytet, vizitat në pikat turistike natyrore dhe historike të qytetit. Z. Mitro shprehu mirënjohjen institucionale dhe u uroi poetve qëndrim dhe përjetim të çasteve të këndshme dhe frymëzuese.
Poetët të cilët janë përfshirë edhe në antologjinë e posaçme të këtij eventi kulturor,kanë prezantuar krijimtarinë e tyre.
Dita e dytë ka qëndruarnë një detaj temër emocionues duke prezantuar krijimtarinë e poetit të madh rumun Mihai Eminesku ku për jetëshkrimin e poetit foli poeti dhe profesori rumun Corin Braga. Poezia e Emineskut ka ardhur tek pjesëmarrësit nga interpretimi i përsosur i vajzave gjimnaziste të Sarandës të përgatitura nga aktori i njohur Karafil Shena. Recitimi i poezive ka lëshuar mbi vajzat gjimnaziste duartrokitje, ovacione dhe fjalë mirënjohëse e falenderuese.
Netët deri vonë pas mesnate, janë shoqëruar nga darkat e shtruara nga shoqata e krijuesve jonianë për nder të pjesëmarrësve vndas e të huaj në kët event, ku vera dhe pijet, trokitjen e gotave me urimet përziheshin me zhaurimën e valëve joniane tek Bar-Restorant “Seiko” i cili çdo edicion të përvitshëm hap dyert e tij për miqtë poetë nga vendi dhe bota.
Comments