Vangjel Zafirati është një nga zërat më të njohur të poetëve të minoritetit grek në Shqipëri. Në thelb të poezisë së tij qëndron shkurtësia, meditimi dhe nenteksti.
Këshillë
Buzëqesh, e dashur,
bajamja është e bukur
sepse di të lulëzojë.
Takim me qiellin
Ecën e nxituar...
Nën bluzën e bardhë
bëjnë tē fluturojnë
dy pëllumba më të bardhë.
Padashur
Ndërsa shikoja fytyrën
e Perëndisë së mermertë
të Bukurisë,
ashtu padashur
shtrëngova dorën tënde.
Pulëbardha
Shtrirë në shezlongun e diellit,
shtrëngonte rërën e nxehtë.
Dy pulëbardha
hapnin krahët e bardhë
dhe e përqafonin...
Pas pak,
deti filloi të rënkonte...
Pulëbardha
Shtrirë në shezlongun e diellit,
shtrëngonte rërën e nxehtë.
Dy pulëbardha
hapnin krahët e bardhë
dhe e përqafonin...
Pas pak,
deti filloi të rënkonte...
Humnerë
Emrin tënd
thirra një natë.
Nga dhimbja
një yll ra në humnerë!...
Comments