Nga Rabije Bytyqi
Poetika është akordim i të kuptuarit në momente të veçanta, është vet kuptimi i shpejtë për të sotmen dhe të ardhmen e botës time në shumë drejtime:
-në përballje
-në shpërthim për ta kapur kuptimin
-në koorespondencë më shumë se serioze me ngjarje devijuese, herë koncize e herë kompakte në fushë të lirizmës bërthamore në poezi!
Bota e një poeti/ te nuk njeh përkufizime formale, sikurse nuk mund të mbyllet hermetikisht në valixhe qelqi!
Në anën tjetër, poezia nuk tolerohet që të flaket në lloç a në moçal të kondenzuar nga ku mund të vdes ose thënë më butë mund të humb imazhin, porosinë, kthjelltësinë e zërit, mendimin dhe rrugën e dashurisë planetare!
Përderisa poezia është kujtesë, është takim, është natyrë, është botë intime, është dashnor e dashnore, por pse, a nuk është gjuhë unike, gjuhë mbi të gjitha gjuhët e Zotit!
Dhe, dhe fjala nxjerr fjalën!Struktura shënon ngritje dhe komoditet rregullash, kuptohet gjithnjë mbi fuqinë e vjetër dhe të re të fjalës, të ritmit dhe të melodikës që në gjuhë poetike mund të quhet përkundje në strofullën e ëndrrës!
Rabije Bytyqi / Prizren, kosovë🇽🇰🇦🇱
06.05.2021🥇
Comments