top of page
Search

Portret i shkurtër i autores Zade Kuqi - nga Pajtim Çaushi



Zade Kuqi është një emër i njohur jo vetëm ne letërsinë e Kosovës, por në gjithë trevat shqiptare. 

E suksesshme në të dyja format krijuese, poezi dhe prozë, e vleresuar ne disa tubime letrare mbarëkombëtare, ajo përbën një risi letrare të lakmueshme për çdo shktimtar.Poezia e Zades ka kredo të qartë dhe të motivuar shprehur bukur ne vargje të tillë: " Me bardhësi fletësh të shkrimit   nuk lejova të ngjyrosen    gjethet e vdekura nēpër lotët e mi.   Me ngjyra të mbremjes,   nuk lejova të më ikte shpirti". Vërehet që vargjet e saj kanë një shtrojerë të lehtë tradite të veshur me modernitetin e figurshem bashkëkohor.  Poezia e saj është nëntekstore dhe përcjell mesazhe etnike e me vlerë universale në formē të kulturuar.  Poezi medidative me figuracion origjinal. Vargje me ritëm e disa herë eliptik. Këto tipare i ka edhe proza e Zades. Disa nga vellimet e publikuara nga shkrimtarja Zade Kuqi janë: - Amaneti piu detin - Prishtinë 2016 - Fluturimi i jaseminit - Prishtinë 2017 - Shtëpia blu e errët - Prishtinë 2018 - Bima e oshëtimës - Prishtinë 2019 etj I urojmë Zades maja edhe më të larta..


 

NDËRSA PO SHPEJTOJA HAPAT


Në mëngjes do të shkoj ti lajë rrobat dhe do kap programet e gjitha të makinës, sikur kap bishën e imagjinuar Noricum, krahinën ndërmjet Danubit e Alpeve (a thua çfarë kanë bërë paraadhësit e mi të lashtë në këto dhera që po përmend? Kanë menduar për mua njësoj, si për ata unë po mendoj?)

Po më lejuan resurset e kohës anticivile, do mund edhe lulet t’i ujis. Për sens kulturor vetëvrasës, si shesin helm fjalët e huaja e rrugës mund të takoj shumë qen dhe njëri prej tyre mund të jetë ai që, kur më nguli dhëmbët në mish, më shaktoi anaeurazinë.

Edhe më parë se që po më shfaqeshin këto mendime, por edhe tash më turbullon dhe e turbulloj logjikën që më vrasin këto dhembje irracionale, ndërsa pyes veten fshehtë vetes: çka të bëj me dhembjen tënde, çka të bëj me dhembjen time?

O Zot, mos në ndonjë variant të panjohur janë të njëjta dhe tash më ikin nga mendja vijat e neuroneve, si pupkat e kokrramisrit që kërcejnë mbi zjarr furnele të shitësve me atë “50 centë një i tillë”, të të nxjerrin edhe shijen e fundit nga jeta kaq anticivile e lirisë së kujt për çka, ndërsa somnambule vërtitem qytetit, pa gjetur shenjën më të vogël të kopjes së vetes time… e të takoj ty!


 

FUQI PËR TË NDJERË PLANETIN


Kur të pashë ty, sikur pashë Torviollin, djegurinat e Normandisë, Parisin në projektin fashist të rrafshonin të gjithin, madje më shumë se kaq m’u ngjiz në shpirt e qepallat e shpirtit m’u dogjën. Ngadalë nxorra zemrën, se pata frikë mos më zhbëhet, e ndava nga të gjithë përbërësit tjerë rretheqark, ta mbjellësh lulën tënde të seksit, mbi një tokë të kuqe, ashtu si troku i natës i hap lulet e një ëndrre që të tret e lind ditë më ditë e çast më çast.


 

DHIMBJE MESNATE

Unë jam prej pluhuri të tokës, po të më mbjellësh në zemër, mbij lule mëllagë. Po të më duash luledritë, në zemrën tënde notoj e lirë dhe çel, sa herë buza jote petalen time çik.

Unë jam prej pluhur yjesh, nga sa vetëm dora e perëndisë diti të ngjis këtij humusi të drithmave e po t’më prekësh, të ngjitem fort e shpërbëhemi të dy, duke u djegur zjarrit kolerik të epshit të madh.


PRANDAJ TË THEM, SHKODËR

Tash koha me këmbët e gaforres gjen numra, akrepa rrugëve dhe monton orën që s’takon në shitore të shitjes së gjymtyrëve, po kush do të blejë hekurishte ndjenjash kështu? Tash edhe rrugët po mblidhen kruspull në gjiun e saj e të harbuara ndjenjat e mia, po m’i plasin sytë dhe të lebetitura, fiken e ndizen, si fatet e ngjyrave pa nuanca të plagëve mbi fytyrën time, kthejnë e ikin, pa më lenë kohë t’i shoh ashtu si i kam ëndërruar, si jam përdredhur netëve pa skaj. Poshtë reve të saj rri shtirë e pres të çelin lulet e liqenit nëpër avujt e butë të dhimbjes mizore, varrin po ma hapin në muzgun e Kodrës së Taraboshit, vetëm lule duhani që sinjalizojnë shkulje brigjesh dhe ngrehje urash të çuditshme paskan mbjell që nuk kuptoj këto kopshte dhe mjegulla që i ndrydh. Taraboshi rri zhveshur nën hënë dhe pret çapitjet e mia të ec, si dua, së ikuri nga letargjia e helmi që s’njoh, a thua do kem forcë të mos shpëtoj, fundosur përjetë në humnerën e zjarrit të zemrës tënde?



 

GJITHMONË PO MENDOJA VETËM DITËN QË DO TË LIND

Në derën e ferrit, kur ik unë të kaloj e nis me bilancin e humbjeve, por edhe policit roje duhet t’i jap dicka, por t’i jap çdo ditë e në zemër m’shpon një sëmbim, pale të mos flasim dhe për taksat e gjykatave e dënimet për, gjoja, shkeljet e rënda. Shoh se dritaret e tyre janë pa peizazhe, pa fluturime. Qielli i tharë, pa dallëndyshe, ashtu si në një varr takova Franc Kafkën që po këputej duke vajtur me shoqëri Jozef K., dhe unë ato pushimet që nuk i pata…se, as lufta, as paqja nuk kishte agjend argëtimet e brushave mbi pëlhurë, kurse poetët shtonin çeljen e vezëve të korbave në bodrume e mansarda. Prandaj, të dy shoqëroheshin, qoftë dhe deri në tualete nga njerëz me syze të zeza dhe pa gjymtyrë në fytyra. S’kisha si të sorollas dhimbjet gjithë tmerr të zemrës, por ika të paguaj dënim për kredinë mbi botim librash që nga koha, kur ende vazhdoja të mbetesha gjallë!… Oh, isha gjetiu në shoqëri të një poeti tjetër e që të dy mbetnim kockë e lëkurë, mezi diçka quanim këmbë. Unë nën një palë syze me dioptri të rritur e miku im me librin e tij aforistik të botës së natës, si po tretet. Pas banakut të pagesës dhe prapa një rrjeti hekuri, nëpunësi i gjykatës s’lëviz barkun e stumbuar kodër, dhjamrat mbi qafë e madje dhe laprat e veshëve… një vdekje karikaturë e mbaruar që s’lejon të mendoj ditën e blerimit, si flakë, ajo ditë që do të lind. Kor derrash që s’dinë derë, dritare, kalendare, fusha, valle impozante, rrobat, hundët, zhurma, kotësirat, shigjetojnë sytë, pikasin caqe madhore, ulurojnë qetë e gjykata,- ndërtesë në formë burgu me lojë shekullore. Ktheva në bankë për rimbursimin e kuponëve fiskalë dhe kuptova, se mua dhe romit Mehmet, që të dyve na e kishin hedhur, si kurdisën pabotësinë për njerëz. Botës, më së paku i duhej keqardhja e lere më heshtja e dallgëve të natës.



Comments


bottom of page