Kushtuar Antikës, motrës së Bilal Xhaferit Heshtja që i kishte kapur në ato çaste, ishte më se e nevojshme. Të dy duhej ti mbanin mënd ato momente. Ndodheshin në përjetimin e një dhimbje tepër të madhe, ku po aty po fillonte pjesa tjetër e mbijetesës.
Ajo, përveç ndarjes me të vëllanë, më vonë, mbi shpatullat e saj do të ndjente peshën e dhunës të ushtruar nga pushteti komunist. Νë sytë e tij të zinj zhibrues, gjatë kohës kur ai i shpjegonte për se duhej të ikte dhe kur, diçka tjetër po ndjente se po i kërkonte, por që ajo nuk po arinte ta kuptonte se çfarë ishte. Dhe për mos ta munduar shumë shpirtin e tij të vrarë i jipte kurajo për vendimin e marë.
Me lot në sy, prej saj nën zë, fraza e shprehje të shumta do ti zinin vend njera tjetrës -“Do të kthehesh.?! Kur do të kthehesh vëlla.?! Do të të kthej, do të të kthej motra vëlla”. Ishin shprehje të pa vënda për tu thënë por, dhembja e motrës ishte më e madhe se sa ajo e ikjes, e shpëtimit të tij drejt jetës së lirë që ai kërkonte.
Mes monologjeve të shumta të shfaqura në fytyrën e saj të shpërfytyruar nga dhimbja e asaj ndarje, as nuk e kuptoi shkëputjen prej tij. Përmes largësisë që po shtohej sëbashku me mjergullën që mbiu pa pritur tek e shihte të humbte, ajo mendoi se po e ndjendte atë diçka tjetrën në shpirtin e saj. Atë që ai kishte krijuar si dëshirë përbrenda tij por që nuk mundi ose që nuk guxonte ta shprehte. Gjatë gjithë jetës të mëvonshme, me gjithë vuajtjet shpirtërore e fizike për të mbi jetuar, me familjen e krijuar, momentin e ikjes të vëllait, shikimin e tij, atë që ai mund ta kishte si çastin e rrëfimit të dëshirës së fundit, e përjetoi dhimbshëm.
Si jehonat që përplasen në humnerat e pafund, nga thellësitë e përtej oqeanit, nga ai kontinent i largët, shpesh, dëgjonte thirrjet e tij për mbijetesë. Malli për vëndin, njerëzit dhe bashkëkombasit e bënte të fuqishëm dhe i jipte shpresë. Nëpërmjet forcës së fjalës u jipte atyre kurajo për shpresë, për mbijetesë. Por nuk e lanë. Deri aty kishin shkuar. Ja shkulën zemrën nga krahërori. I morën jetën. Si në të gjitha legjendat e dikurshme, në mbajtjen e fjalës së dhënë, pa e shprehur në zë, pa e artikuluar si fjalë, por me instiktin e motrës, të asaj që ndjeu në ato çaste më kritike të jetës së tyre ajo e mbajti. E solli të vëllanë.
E solli atëherë kur ai sistem kishte dhënë shpirt. E qetë, mes njerëzve të shumtë dhe miqve të tij të dikurshëm, aty tek po e përcillnin në banesën e fundit në tokën e tij, tek shtëpia e ringritur, e kthyer në muze, përsëri nën zë: “Të solla vëlla. U prefsh në paqe” Në ato momente, në sytë e saj, një dritë e bukur po i shfaqej, ajo e premtimit të dhënë.
コメント