Nga Pajtim Çaushi
Njëshi qënka njësh si shenjt...
Eh, sa e do pushtetin tresh!...
Një ditë që nga mbiretë,
i hipur mbi kalin tresh,
u nis kuvendarëve shkresë,
të gjithve me lesh pa lesh!...
Do pështy në diell jashtë,
prej të gjithëve vec a bashkë,
dua tre nga burrogratë
për një president si kartë.
Kuvendarët gra e burra
dolën nga salla si pula,
pështyma mbi pllakë qe vula,
s'qe lulishtja me kërpudha.
Dallgët zunë vendin e valëve,
shurra doli poshtë shalëve!...
Ndaj u mblodhën si iriqi,
njësh u bë koka dhe bishti,
Ca si mace, ca si mi
bashkë bëhen nën një cati
edhe thurrën si me magji
këngë me iso e cifteli:
Jo asgjë nuk duam cuk,
vec një president bishtuk!...
Ti që do, a mbase s'do
(pse ka rëndësi kjo?!...),
do Ai, pra duam ne,
Njëshit tonë pushtete tre!
Shëno këshillat e rralla,
pesë vjet t'i kesh përpara:
- Gjithë ditën të hash fara,
gjithë natën tregona përralla.
- Mirë është të jesh shoqe,
ose shok, me kusht pa koqe!...
- Mos kurse për burrat, gratë
varu nga një dekoratë...
- Zërin të ëmbël si musht
dhe fjalën si hi pa prush.
- Le të jesh i paktë si shkurti,
apo gjatovinë si gushti,
vec të dish të rrish në rresht,
jo hop e hop si palo plesht.
- Jo cjap në ballë për dhitë,
larg nga zilet e boritë,
ji dele pa bisht përpjetë,
bëj c'të thotë Njëshi mbret.
- Në kotec pulë, jo këndez,
bëj një punë cdo mëngjes,
var gushare, merr një fshesë,
brohorit kur të bësh vezë.
- Jo ujk mali, manar fushe,
zëri i trashë - litar gushe!...
Gjë s'do të mungojë kund...
Ti kërko?...
Ne kurrë nuk!...
Ke uri?...
Të japim bukë!...
E drodhe?...
Të vëmë në cfurk!...
Vetëm tetë, e sheh sa pak?...
Hajde bashkë burrat e gratë
këngë për presidentin kartë...
I Pari moj nën duvak,
i bukur si gjëmb i thatë,
ha ha ha plakat të ratë,
hidh parfume në govatë.
Rrofsh o i parë i shtratit,
t'u shtoftë nepsi prej inatit!...
U agëtofsh ti përnatë,
kokëposhtë e këmbëlart!...
Hesht i Parë, flet treshi Njësh,
ti përkulu e pësh, pësh, pësh!...
Asgjë pra nuk duam, cuk
vec një president eunuk!...
コメント