Nga Robert Haxhi
PRIFTIN XHAXHO PRIFTIN
E MORI NE BALLE ..!
-----------------------------------
Te gjithe anes detit
Freskohen ne vale
Shpirti priftit xhaxho
Gati ne te dale
-----------------------------
Aty ku sheh syri
Bota rrotullohet
Syri shkreti sy
Sa vjen mjegullohet
-----------------------------
Te gjithe po freskohen
Mjere o mjeri ti
Sos vapa s mbaron
Po dhe kjo tani
-------------------------------
Nga doli e hengert
O.ate o mua
I shkreti Papa
I gjithe u leshua
-----------------------------
U ndez e u flak
Kuqon si domate
Sa u tha i shkreti
Si shufer lofate
--------------------------------
Hall i madh per te
Hall qe ska te dyte
Xixa xhaxho xixa
I dalin nga syte
--------------------------------
I vjen verdall bibles
I gjithi mberthehet
Panajia mu
Mbase vjen rrefehet
-----------------------------------
Mbase vjen rrefehet
Qe ti laj mekatet
Po esht mish keputur
Pa tjeter do matet
--------------------------------
Qe ti beje derman
Do matet te dera
Ashtu sic jane matur
Edhe gra te tjera
---------------------------------
I shkreti Papa
Gati sa s ben fire
Patjeter rrefimi
Do ti vije per mire
--------------------------------
Nje gje e mundon
Lere xhaxho lere
Po sikur thot Prifti
Mos te jet Krishtere
-----------------------------------
Po mos qoft e thene
Se pastaj u dogja
Se qe thua ti
Do ta kendoj Hoxha
----------------------------------
Do tja kendoj Hoxha
Fjalet Kuranit
Dil perse nuk del
Shpirti i shejtanit
-----------------------------------
Prifti trazon shpirtin
Edhe luan vende
Po e mori Hoxha
Si gjendet me pende
----------------------------------
Po s esht dosido
Po esht prifti i rrezes
Dhe si pa kuptuar
Ju qas prane thellezes
------------------------------------
Jasu Kori mu
Ti tha je Maria
Jo me ngaterron
Une tha jam Safia
------------------------------------
Po priftit te rrezes
Dreqi ju poftis
Te te bej Sofia
Direkt te vaftis
-----------------------------------
Po ti mor Papa
Si ta thon llagapin
Keshtu ne te prera
Ngjan tamam me cjapin
--------------------------------------
Une tha jam Thomai
Jam Thoma Kongjilli
Mjere i mjeri une
Si do me veje filli
------------------------------------
Te zine mor te zine
Ç me mori ne balle
Shoh dhe perpelitem
Si peshku ne zalle
-------------------------------------
Te them nje sekret
Qe mbase se di
Here e pare ne jete
Hoxhen kam zili
--------------------------------------
Pse su bera Hoxhe
Qe me vrafte zoti
Mu ne djall te s emes
Te kish vajt Dhespoti
---------------------------------------
Se do qe rrefyer
Doren te kurani
Dhe Papuli shkret
Syrin te fustani
---------------------------------------
Po s qenkish e thene
Nuk esht pune inati
Dhe priftin e rrezes
Nuk e dashka fati
-----------------------------------------
Kete here kismeti
Qe te Hoxhe Tahipi
Uraten e zotit
Se mos e ze gripi..!!
--------------------------------------
Comments