top of page
Search

Prof. Dr. Uğur Şahin, ja cfarë thotë për vaksinën

Shpikësi i vaksinës BioNTech, Prof. Dr. Uğur Şahin bëri nje interviste në lidhje me vaksinat e koronavirusit për "Bild am Sonntag", një nga gazetat më të lexuara në Gjermani.


Duke u shprehur se do të ishte e nevojshme që vaksina kundër koronës të bëhej një herë në vit si ajo e gripit, Şahin rekomandoi gjithashtu që të gjithë të bënin një dozën e tretë të vaksinës..

Një nga themeluesit e BioNTech, Prof. Dr. Uğur Şahin deklaroi se tani e tutje, vaksinimi kundër epidemisë së koronavirusit një herë në vit mund të sigurojë mbrojtjen e nevojshme.


Në një intervistë për gazetën Bild am Sonntag, Şahin deklaroi se dozat e treta të nisura këto ditë do të rrisin mbrojtjen ndaj koronavirusit dhe se pret që kjo mbrojtje të jetë më efektive se vaksina e dyfishtë e mëparshme. Şahin tha se mund të jetë e mjaftueshme administrimi i vaksinës së koronavirusit një herë në vit, si në vaksinën e gripit.


Prof.Dr Uğur Şahin deklaroi se, sipas rezultateve të studimeve klinike të shpallura së fundmi, vaksina është parandaluese deri në nëntë muaj.


Burimi: Haberler.com

Comments


bottom of page