top of page
Search

Profesoresha Jera Kruja, nje jete mes pacienteve me Skleroze Multiple

Nga Tanush Caushi


Te gjithe ne i therrasim Profesoresha. Eshte per ne si nje mbeshtetje e forte per te tejkaluar peripecite e semundjes.

E qeshur dhe me ciltersi mundohet qe gjithe ankthin qe ne kemi te na e ktheje ne shprese.

Gjithmone e vendosur te veproje sipas shkences se sigurte, ajo na jep drejtimin ne menyre te shpejte.

Na tregoi per perjekjet e saj si fillim per te identifikuar pacientet me kete semundje ne rinine e saj ku edhe mjetet e diagnostikimit ishin te pakta.

Me tej rrugetimi i saj intensiv dhe i larmishem me lloj lloj pacientesh dhe formash fillon me trajtimin e semundjes ku si fillim ne Shqiperi nuk kishte ilace fare per kete semundje.

Edhe me kembenguljen e saj tashme ne Shqiperi ka dy ilace te miratuara, por natyrisht qe edhe Profesoresha deshiron qe te kete me shume lloje ilacesh ne vendin tone dhe te jete ne krah te pacienteve ne menyre qe te cilesia e jeteses se pacienteve te rritet.


Profesoresha qe ne fillmet e krijimit te shoqates se pacienteve me skleroze multiple na ka mbeshtetur dhe na ka dhene nje impuls pozitiv, natyrisht ato gjera qe varen prej saj.

Doktoreshe e dashur une te uroj nje vit sa me te mbare ne misionin tend fisnik per te rehabilituar nga pikepamja mjekesore komunitetin e pacienteve me skleroze multiple ne Shqiperi.

Rrugetimi me ne, te kuptoj se eshte shume me pergjegjesi dhe me shume veshtiresi pasi vete realiteti shqiptar ekonomiko-social eshte shume i veshtire, por me qellimet e mira dhe me punen e palodhur do bejme dicka per ta ndryshuar sadopak jeten e ketij komuniteti.

Comentarii


bottom of page