PROJEKT PËR TË ARDHMEN
Një ditë Toka nuk do ketë të vdekur nëndheu do të pushtoj dukjen dhe do të ringjallen synimet tona. Me njëmij duar qielli do të jetë.
Sytë tanë do të varen në erë si stalaktitet apo lakuriqtë e natës në dimër do të jetë kjo çështje tagente e hapit nuk do të flasim më për numëra e qëllime.
Perëndia do të zbuloi se nuk ekzistonte asnjëherë dhe sa të gjallë do të mbeten tek teoritë do të ëndërrojnë në pagjumësi, do të jenë aktorë që nuk lindën të luajnë teatër.
Do të jetojnë në netë vetëm me mesnata dhe vizione të virgjër në trotuare, që do të zbukurojnë muret me spektrin e tyre. Pas shfaqjes rruga do të jetë prapaskenë.
Por do të mbretërojë qelqi. Do të ketë verë dhe insektet do të reklamohen në vitrina ashtu si kukullat me një elefant në mes, që duke qeshur do të abrogojë kujtesën.
ZBRAZËTI MEDITIMI
Me sekond hapet zanafilla e kohës Po mese do përfundoj? Në kthesën e buzëqeshjes Do shfaqet pikëllimi?
Ç'të bëj me tejet ngjashmëritë Veshur me uniformën e pistë të barazisë? Syri i djathtë pse shikon edhe majtas?
Pyetjet me gatishmëri maskuar
Përgjigjie huazojnë nga pritja. Synimi i qënies që lind, Është që mos të jetë.
Ç'fjalë e rrallë Përjetësia!
Kudo që shkon qënia idjote Vetvete do të takoj. Ngaqë si ka qejf ndryshimet Në vendet parajsë është ferr.
Zëra njëjtësi me zhurmën Reklamojnë humbjet Dhe idiotët si të pafitueshëm Rikthehen në përfundime.
Dhe sa herë i numëron zbrazëtia Dalin më shumë, Edhe pse u është dhënë rasti Të kujtojnë atë që nuk janë.
Comments