PROJEKT PËR TË ARDHMEN
Një ditë Toka nuk do ketë të vdekur
nëndheu do të pushtoj dukjen
dhe do të ringjallen synimet tona.
Me njëmij duar qielli do të jetë.
Sytë tanë do të varen në erë
si stalaktitet apo lakuriqtë e natës në dimër
do të jetë kjo çështje tagente e hapit
nuk do të flasim më për numëra e qëllime.
Perëndia do të zbuloi se nuk ekzistonte asnjëherë
dhe sa të gjallë do të mbeten tek teoritë
do të ëndërrojnë në pagjumësi, do të jenë aktorë
që nuk lindën të luajnë teatër.
Do të jetojnë në netë vetëm me mesnata
dhe vizione të virgjër në trotuare,
që do të zbukurojnë muret me spektrin e tyre.
Pas shfaqjes rruga do të jetë prapaskenë.
Por do të mbretërojë qelqi. Do të ketë verë
dhe insektet do të reklamohen në vitrina
ashtu si kukullat me një elefant në mes,
që duke qeshur do të abrogojë kujtesën.
Komentarze