Pas shkatërrimit të urës në Genova, e konsideroj me vend të kujtoj edhe një herë disa problematika që mund të sensibilizojnë organet vendimarrëse.
Tërmeti i djeshëm, me intensitet 5.9 shkallë Rihter ose 7 ballë shkallë Merkali (ev) tregon se ka ardhur koha qe Institucionet e vendit duhet të shqyrtojnë me gjakftohtësi disa masa të rëndësishme e jetësore tashmë të lëna në "harresë" që sigurojnë jetën e banorëve.
Së pari,
Normat e projektimit për qendrueshmërine sizmike, me të cilat projektohet sot jane ato te vitit 1979.
Vlera kufitare "zyrtare"e intensitetit të projektimit të ndërtimeve ndaj tërmeteve është 7 (shtate) ballë shkallë merkali. Tërmeti i djeshem 5.9 shkalle Rihter ose 7 (shtatë) shkallë Merkaliev është ne vlerën gati e barabartë me atë të paraparë në këtë normë projektimi,
Pyetja që Unë shtroj është kjo: Nëqoftëse, për një tërmet tjetër me vlerë më të lartë cili do të jetë reagimi i strukturave të ndërtuara para viteve 2000? Kur, stoku i banesave në vendin tone i ndërtuar para këtij viti përbën gati 69-70% të vëllimit të përgjithshëm të ndërtimeve në Shqiperi është një shqetësim imediat.
Së dyti, Inxhinierët projektues konstruktor, veçanërisht pas viteve 2000 me inisiativën e tyre (sepse këto norma nuk jane të ligjëruara) përdorin normativat e projektimit të komunitetit EU , të ashtuquajturat Eurocode të projektimit, duke "shkelur" pra normat e projektimit sizmik shqiptar të vitit 1989. Shtrohet pyetja: a është i drejtë ky qëndrim i tyre, të cilët nuk e zbatojnë këtë normë? Pergjigja është "Po", mirëpo nga ana tjetër është një antikap. Nqse për një moment një inxhinier përballet në gjykatë, Ai mund të "dënohet" sepse nuk ka zbatuar normativat në fuqi!
Së treti, Si qëndron puna sot me hartimin e këtyre normave te EU?
Jane gjithësejt 9 (nëntë) normativa të ashtuquajtura EuroCode të projektimit në fushën e ndërtimit.
Prej tyre janë hartuar gati 65% e tyre, pra nevojiten të përmbyllet pjesa tjetër që për ironi të fatit tenderimi i shpallur për to në muajin Gusht 2019 "anullohet" për arsye që nuk ka shpjegim.
Por ajo që Unë dua të ngre si shqetësim është fakti që edhe po t'i mbyllim këto normativa zbatimi i tyre, përsëri është i mangët, sepse nuk mund të aplikohen pasi mungojnë apo duhen hartuar përshtatja e ketyre normave të EU me ato të kushteve të vendit tone (Anekse Kombëtare Shqiptare).
Së katërti, A kontrollohet cilësia e materialeve kryesore që përdoren për ndërtime në vendin tonë? Përgjigja dhe analiza që unë kam për këtë situatë është: JO gjithmonë dhe në mënyrë të vazhduar! Laboratorë testimi të akredituar tashmë nuk i mungojnë vendit tonë, por shqetësimi është se:
- Mungon interesi i sipermarresve (jo te gjithe) per te investuar vlera minimale per kontrollin e cilesise se betonit dhe hekurit.
- Mungon kontrolli i organeve dhe institucioneve shtetërore të kontrollit të cilësisë së zbatimit të punimeve në ndërtim,
- Mungon kontrolli i dokumentacionit të nevojshëm të cilësisë së materialeve në Bashki dhe Komuna kur jepen lejet e shfrytëzimit të ndërtimeve.
Së pesti, Cilësia e produkteve dhe materialeve në treg, që përdoren në ndërtime, shpesh herë nuk i përgjigjet kërkesave të cilësisë së projektit, natyrshëm që një ditë si ajo e ditës së djeshme do të jetë përcaktuese për cilësinë dhe jetëgjatësinë e njerëzve dhe të ndërtimit apo objektit nesër,
Së gjashti, Sa dhe si aplikohen nga teknikët apo dhe inxhinierët e zbatimit standardet jo vetëm të materialeve por edhe të teknologjisë së ndërtimit në zbatimin e punimeve të ndërtimit, është një shqetësim emergjent, sepse për të mos thënë aspak, shumë pak i njohin dhe zbatojnë standardet e reja të materialeve dhe ato të ndërtimit.
Që nesër të mos pendohemi, duhet sot të marrim vendime të shpëjta, të mençura duke mos kursyer edhe fonde për të shpëtuar jetët e fëmijve dhe njerëzve tane.
* Prof.Asoc.Dr. Fisnik Kadiu është pedagog dhe profesor tek Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
Comentários