top of page
Search

PROMOVOHET NË SARANDË ROMANI “RRËMBIMI” I GAZETARIT PANAJOT ZOTO.


Kronikë nga Agron MEMA


Paraditja e së shtunës ka mbledhur në mjediset e këndshme të hotel “KAONIA” të Sarandës gazetarë dhe shkrimtarë të këtij qyteti. Nën moderimin e kreut të Degës së Unionit të gazetarve Shqiptarë për Sarandën, z. Thoma Nika, është promovuar romani “Rrëmbimi” i gazetarit Panajot Zoto. Pjesëmarrës në këtë aktivitet promovues kanë qenë edhe aktori që aktualisht luan rolin e Skënderbeut në një film në proçes, z. Xhevat Limani, aktor i mbi shatë mijë roleve në mbi 140 skena të botës, njëkohësisht themelues i Teatrit Shqiptar në USA. Z. Limani ka qenë i shoqëruar nga djali i personazhit të romanit, i zhdukuri Remzi Hoxha, Adrian Hoxha. Ardhja e zotit Limani , sipas deklarimeve të tij, përkon me inisiativën e realizimit të një filmi dokumentar për këtë ngjarje që është subjekt i këtij romani, pasi ka tre vjet që studjon materjalet publistike që kanë përcjellur ngjarjen, por takimi me personazhin e mbijetuar, zotin Ziso Kristopulli është i domosdoshëm në realizimin e këtij dokumentari.

Gazetari Thoma Nika, krahas vlerësimeve për kurajon, guximin, pjekurinë e trajtimit të subjektit, investigimin dhe publikimin e kësaj ngjarjeje tronditëse, ka përmendur edhe faktin e disa personave për “tërheqjen e vëmendjes për të pasur kujdes” me çështje delikate dhe me njerëz të fuqishëm. Romani “Rrëmbimi është një roman me ndjeshmëri dhe përgjegjshmëri, me korrektësi dhe investigim profesional e të rreptë, si dhe me besnikëri ndaj realitetit të zhvillimit të ngjarjeve. Diskutantë si Sofo Mekshi, Kastriot Kaçupi, Xhavit Dimani, Adrian Hoxha etj, nxorrën detaje nga ngjarja më tragjike shqiptare e ndodhur 25 vitet e fundit në botën mbarëshqiptare nga lufta politike që ndorton akuza të paqena dhe skena të çuditshme agjenturore që as fantazia më kulmore e Zhyl Vernit s’mundej t’i realizonte.

Po cila ka qenë lënda eshtërore që ka ardhur deri tek Panajoti, që si gazetar me përvojë, ka realizuar këtë roman dokumentar me vlera të mëdha arkivore? Cila është ndjesia që ka përcjellur dhe lënë tek lexuesi? Subjekti është një ngjarje e vërtetë dhe e shumëpërfolur 25 vitet e fundit. Autori ka mundur dhe t’a letrarizojë, si dhe pjesën më të madhe të personazheve i ka me emra real, sepse, fakti që autori merret më shumë me fenomenin si shqetësim shoqëror dhe apelon për ndyshime nga diktatura në demokraci, na jep të qartë këtë tablo të idesë së realizimit të kësaj vepre letrare.

Në roman vërehet shpirti demoniak i trashëguar nga format dhe metodat e diktaturës n depersonalizimin e njeriut deh kjo vijon si inerci e së keqes ndaj jetës njerëzore, fateve dhe konsolidimit të rendit demokratik dhe integrimit të Shqipërisë në bashkësinë euroatlantike.

Ç’njerëzorja dhe pashpirtësia, loigësia dhe sajesa, shantazhi dhe tortura, e sjellë nga autori me fjalë të zgjedhura e të kursyera por e denoncuar me forcë, sjellin emocione të trishta e të dhimshme nëpër faqet e librit. Vet autori shprehet se ndjehet i befasur nga disa detaje frikësuese të shtëpisë botuese, aq sa nuk e kanë vendosur as logon e tyre në vend të dukshëm të kopertinës. Po nga kush dhe pse tremben botuesit për këtë ngjarje, intelektualë[t, shoqëria shqiptare në tërësi që nuk thonë të vërtetën?!


Atëherë asgë demokratizuese në jetën shoqërore shqiptare nuk ka ndodhur. Adrian Hoxha, djali i të zhdukurit Remzi Hoxhës, një prej personazheve të librit, shprehet dhe nënvizon me dhimbje se :” Askush nga neve nuk do të dëshironte që kjo ngjarje t’i ndodhte popullit shqiptar. Një ngjarje që fshihet ende dhe sot. Është një fat që personazhi tjetër i kësaj ngjarjeje ka mudur të mbijetojë dhe të denoncoj e dëshmoj këtë ngjarje me një skenar të improvizuar nga instrumenta shtetërore dhe politike.

Kam lexuar çdo fjalë të romanit me shumë dhimbje dhe mendoj se ky dokumentim të shërbejë si një mësim për të gjithë kriminelët se e vërteta sado të vonojë, do të dalë dhe do të triumfojë. Uroj që babai im, duke mos qenë sot gjallë, të jetë kurbani i fundit të këtyre ndodhive”,-ka nënvizuar mes të tjerash djali i të zhdukurit Remzi Hoxha.

Edhe Ziso Kristopulli, personazhi i mbijetuar solli detaje se pse vendosi të rrëfehet. Libri “Rrëmbimi” është i dyti në rradhë pas Ditarit të vitit 1997 duke e rradhitur gazetarin Panajot Zoto si një shkrimtar dhe autor të zëshëm të letërsisë investigative dhe dokumentare. Janë dy libra me volum të vogël, por me mesazhe dhe vlera të mëdha.

Comments


bottom of page