Në një shoqëri demokratike normale, klasa intelektuale dhe më e shkolluar ka gjithmonë frymë opozitarizmi dhe kjo jo për forcë të zakonit, por sepse është një nga mekanizmat e demokracisë. Nga klasa intelektuale pritet të zhvillohet vendi. Është kjo klasë intelektuale që në bashkëpunim me partitë politike ndryshon kombin.
Ajo që vihet re është shkëputja e politikës nga intelektualët. Fatkeqësisht në këtë valle antizhvilluese, ka hyrë edhe opozita shqiptare dhe nëpërmjet personifikimit te njëshit mbi të gjithë e mbi gjithçka ka dëmtuar imazhin e saj dhe të ardhmen e vendit.
Na vjen shumë keq që puna ka arritur deri këtu, ku ndërsa po harxhojmë energji për kritika për qeverisjen duhet të kritikojmë edhe opozitën ( ku në fakt dihet të ishim opozitarë ) për mungesë demokracie dhe shkëputje të lidhjeve me elektoratin dhe klasën intelektuale. Fytyra antipatike dhe të panjohura për elektoratin kanë uzurpuar PD-në.
Opozita shqiptare, ashtu sikurse qeverisja është mbyllur në guaskën e vetë të militantëve “kokëlidhur” dhe pseudointelektualëve dhe po pret rotacionin e detyruar, dmth të arrijë puna deri aty sa më nuk mban. Po të hysh fjala vjen në website të partisë më të madhe të opozitë, nuk gjen as programin qeverisës, pale elemente të tjera që i kërkon koha moderne. Në raport me shkeëlqimin që pati me KOP ( Komitetin e Orientimit të Politikave ) në 2005 është shumë hapa mbrapa.
Historia jonë e dhimbshme
Hapu Susam, mbyllu Susam:
Është një përrallë nga 1001 netët arabe. U kthye në proverbiale dhe universale pasi shënjon veprimet e njerëzve në çdo kohë sipas dëshirave, nevojave apo tekave.
Kjo më erdhi në mendje pasi dëgjova lajmin e spostimit të protestusve të opozitës nga shtatori në tetor.
Arsyeja:
Kur nxehej xha Cenia i Konispolit me ndonj ë, i bertiste me të madhe:
- Ik nga une se ta dhashë me bacë (shuplakë)!
Dhe kishte raste që e qëllonte në çast, pa iu ftohur inati. Kur kjo s'ndodhte në moment, i ftohej koka dhe ulej bisedonte e pinte cigare me të.
Kuptimi i rrefimit ka lidhje me revoltën në formë proteste masive. Nëse opozita pa mandate është e zemëruar me sjelljet e pozitës në pushtet, atëhere s'ka arsye dhe kuptim që protesta të shtyhet. Nuk ka kuptim të shtyhet se zemërimi ndaj të padrejtës nuk ka pse shtyhet si me sustë në formën:
- Ik inat, eja inat!
Pra, po je i revoltuar, protesto se s'mund ta komandosh si me buton gjendjen emocionale të përkrahësve të tu:
- Lëreni, ftohuni për sot se nxehemi prapë nesër!
Koncepti monist
Kur organizoheshin tubime festive në kohën e diktaturës, njerëzit porositeshin nga drejtuesit partiakë për parrulla e duarpërplasje:
- Do ti, s'do ti do thërrasësh Enver - Parti!
Populli shihej dhe përdorej si turma në kishë apo xhami:
- Ulu çohu, çohu ulu!
A nuk është i tillë dhe koncepti i liderucëve të sotëm pozitare dhe opozitarë?
Mendoj se po. Nëse unë si kryetar partie vendos si të ma dojë qejfi apo interesi, në shtator u them përkrahësve të mi:
- Prisni tani, duroni, qetësohuni, ftohuni!
Nesër në tetor do nxehem, zemërohem, revoltohem dhe do te bërtas sa te tunden cepat gjeografik Konispol - Vermosh:
- U nxeha, ejani, vraponi, gërthisni, qëlloni!
Njelloj si Sulua tek filmi Kapedani kur i thoshte Beqos:
- Po shkula mustaqen e majtë, rri... Po shkula të djathtën, hidhu!
Eh, kjo është për të qarë e për të qeshur, o kaposhët tanë liderucë!...
コメント