Nga Pajtim Çaushi
Kur s'ke, nuk ke ç'të bësh se s'ke... Kur s'di, nuk ke se ç'të bësh se s'di... Kur ke dhe di e mbyll njerin sy, atëherë kjo e ka emrin o marrëzi, o babëzi!... Ku është fjala dhe fjalia?... Ku tjer mos tek energjia?!... Ditët e fundit qeveritarët tanë kanë vënë "kujën" për Fierzën e Komanin, për Banjën e Vaun e Dejës... Ikën... u thanë... u thamë... u tretën... u tretëm... pa mbathje mbetëm... U kanë dalë kockat e kokallat...
U ranë dhëmbët e dhëmballët... Uf, na merr të qarët!...
Do bëjmë si të marrët: Të fikim dritat... të mbyllim vrimat... Gjithkund ndriçimin ndalo...
Në fshat e qytet po e po, por dhe familjeve domosdo,..
O popull, qiellin shiko, nëse vërejte ndonjë re, raporto!... Bjer o shi, aman nxito... të lutem vrapo... fillo pra fillo... Ej, mos ndalo!... Por qielli s'vrenjtet... Dhe Dielli qeshet!... Pse qesh Dielli? - habitet Kryeministri. Po tallet ky palo Diell?...bërtet ministrja. Venitet e sëmuret në fusha misri... Lulëzon lëndinave krisja... Flenë gjumë të fshehura panelet fotovoltaike... Frynë xhepat ministrat e drejtorët mbi karrige... Qeveritarët nuk e duan ndriçimin diellor... Në terr e bodrum ti o populli i gjorë... Qajnë vajtojcat, qaj hyjnitë: O të grabitur nga lubitë,
ju me dritë, mbetur pa dritë! Ju me diell plot treqind ditë kërkoni me qiri qirinjtë!... Vallë, qeveri që ka po s'di, apo qeveri që di, por s'do?!...
Vetëm e dyta tallet e qëndron:
e parja me shoshë diellin e mbulon
Comments