Nga Anxhela Qyshka Zgjedhjet ne pergjithesi ishin dhe u vleresuan te lira per aq sa i takon realiteti shqiptar.
Te pakten kjo fryme u percua ne popull dhe nga faktori nderkombetar. Po, mund te themi se shqiptaret tek kutia votuan te lire, por per te shkuar deri aty jane disa faktore qe ndikuan voten e shqiptareve dhe humbjen e Bashes.
Por, faktoret qe ndikuan nuk mjaftojne per te justifikuar humbjen e madhe qe Basha mori ne keto zgjedhje. Ja disa me poshte: - Ne ditet e fundit befas u shfaq para shqiptareve parajsa e investimeve miliarda euro qe nga Durresi deri ne Sarande. Kjo nuk erdhi per 8 vite, por disa dite para zgjedhjeve? A mos ishte kjo fitore valle edhe lobim i qarqeve te caktuara te megabiznesit? Por, kjo eshte loja politike. - Sigurimi i vaksinave brenda nje nate ishte nje tjeter mbeshtjetje e hapur per Ramen nga Erdogan qe i dha shume pike ne kulmim e pandemise. - Nga ana tjeter deklaratat e Z.Mziu minuten e fundit paten jo pak ndikim ne elektoratin gri. Befas ne kujtesen e shqiptareve u shfaq imazhi i nje pushteti qe te vret dhe ben vetegjyqesi pa pyetur ligje dhe drejtesi. - Perdorimi i pushtetit ndaj te punesuarve ne shtet padyshim qe luajti nje rol shume te madh. U bene punesime me qellim politik dhe administrata u perdor. Por ky perdorim nuk eshte risi, pasi te gjitha qeverite e kane bere deri me sot. - Favoret e ndryshme si pjese e programit te rindertimit apo investimet e bera ne minuten e fundit ne zona te ndryshme. - Koalicioni paszgjedhor i deklaruar me LSI e demtoi Bashen. PD ka identitetin e vete dhe bashkimi ne nje front me nje parti klienteliste prishi imazhin. - Lista e deputeteve, ku te sigurte vuri aleatet me numer minimal votash. - Deklaratat e Presidentit te inatosur pasi ndjeu "fundosjen" e LSI- se dhe njesimi me oziten.
Doreheqja e Bashes Paresisht ketyre faktoreve kryesore, ato nuk mjaftojne per te perligjur dhe justifikuar humbjen e PD-se. Humbja duhet pare tek vete ekipi drejtues dhe tek mungesa e nje programi realist. Humbja duhet pare tek fakti qe e mbylli PD-ne dhe shkaterroi dhe ato pak vlera te trasheguara. Nuk arriti dot Basha te perhapte fryme ne popull, pasi me ata njerez ishte i humbur pa filluar. Po cilat ishin ato gjera qe shqiptaret i trasmetuan PD-se me voten e tyre? PD duhet te reformohet dhe te hiqet dore nga sindroma e Kryetarit qe nuk jep doreheqjen. Duhet te heqe dore nga mbyllja e Partise ne vetem servilat dhe te bindurit e Kryetarit. Doreheqja e Bashes me shpuren e vete mbeshtetese eshte nje akt i domosdoshem. Ikja e tij duhet ti lere vendin reformimit te vertete te Partise. Ekipi drejtues duhet te zevendesohet me nje ekip te ri. Por, justifikimi se zgjedhjet brenda PD-se jane ne Korrik dhe Basha te qendroje deri atehere eshte i demshem per PD dhe te ardhmen e saj. Duhet nje reforme dhe hapje, pastaj zgjedhje. Keto te gjitha dhe nje reforme e vertete do te bejne ndryshimin e madh qe neser do ti sherbeje edhe Shqiperise. Por kjo pengohet vetem nga nje gje: " Doreheqja e Bashes"
Kommentare