Nga: Pajtim Çaushi
U mundova ta mbyll gojen, por s'munda kur ndoqa dy lajme jo vetem trondites, por edhe te turpshem.
I pari, dy djem nga Rusia sherbyen si shkop per ngritjen e flamurit shqiptar ne lojerat olimpike me nga nje medalje bronxi!...
Krenari e madhe turpi!...
Dyzet zyrtare e shtetare qe shoqeruan tete sportise u ngjiren per sukses ne Paris....
Paradoks ne kufijte e groteskut.
Sukses te kujt o zyrtare qejfli e prishes te pareve tona ne hotelet e Parisit?...
Presidenti i KOKSHI - it:
- Arritje historike, dy medalje bronxi!...
Fakti:
Dy te huaj, per interes te tyre dhe te stervitur me taksat tona, moren medalje te shkalles se fundit ne Olimpiaden e radhes!...
Githe hierarkia shtetare fund - krye e quajti fitore epokale e Shqiperise.
A nuk e shikuat?... Flamuri kuq e zi u ngrit ne Paris!...
Kush e ngriti?...
Dy te huaj per merite te tyre dhe per emrin e tyre.
Pse s'qene djem shqiptare, ku jane ata?...
Ku jane shqiptaret te cilet ne regjistrimin e vitit 1989 qene 4.3 milione e sot vetem 2.4?...
Te debuar, te larguar, te harruar ne dheun e huaj.
Po dheu i tyre?...
Lajm i mesdites se mesgushtit. te vitit 2024.
Per te shuar zjarrin masiv ne parkun e Prespes mundohen dy avione maqedonas, dy avion rumune dhe nje helikopter shqiptar me nje bidon qesharak ne prapanice!...
O njerez!... O drejtues!...
Nuk keni fare qofte edhe nje cipe qepe ne faqe?...
Si ka mundesi qe vendi prites i 14 milione turisteve (nese) nuk ka mundesi te jete i barabarte as me nje shtet vocrrak e te sajuar si Maqedonia?...
Te dashur te njohur - turp!
Te dashur shoke - denigrim!
Te dashur vellezer, pse duhet te heshtim?...
E di, keto do te quhen trimeri pas fb, por ju lutem mediave sikur te pavarura le te ftojne, nese s'me duan mua, cilin te duan dhe te diskutojne pyetjen:
- Pse ne 33 vite sikur demokratike nuk munden qeverite te blejne qofte edhe nje avion zjarrshues, por munden te prodhoje qindra grabites milionere e miliadere?...
Comentarios