Nga Neshat Hyka
Gjuhe shqipe
Pse ne shqiptaret bisedojme me ze te larte dhe shpesh bertasim kur diskutojme me njeri tjetrin.
Mos ka te beje kjo me vete gjuhen tone, me gjeografine, krahinen , arsimin dhe kulturen e personit apo ka te beje me te gjitha bashke.
( te mos degjosh tjetrin deri ne fund dhe mendosh per ate qe do e thuash ti ne diskutim e kane dhe popuj te tjere , por ata keto probleme perpiqen ti minimizojne qe kur i kane femijet ne kopesht)
Pas ndryshimit te regjimit ne vitin 1992 me ra rasti te udhetoje me tren per gati 8 ore me nje shokun tim nga Kallabaka nje qytet Grek afer kufirit deri ne Athine. Hyme ne tren megjithese treni ishte plote askush nuk degjohej, ishte qetesi sikur nuk kishte njeri ne tren. Ndonje peshperitje aty ketu dhe vetem kaq. Une i imesuar me zhurmat ne trenat dhe autobusat tane u shokova nga kjo. Nje ndryshim mjafte madh. Ketu flitet me ze shume te ulet me tha shoku qe kishte qene edhe me perpara ne Greqi.
Disa vite me vone me ra rasti te shkoje ne Bruksel dhe nje i njohuri im, nje dite me fton per nje kafe ne nje nga lokalet sport-bar ku edhe sherbehej edhe mund te luaje bilardo apo lojera te tjera. Ne nje tavoline prane ishin 3-4 djem shqiptar qe bisedonin me ze te larte aq sa njerzit nga tavolinat e tjera kthenin here pas here koken ne drejtim te tyre qe megjithse te bezdisur nuk thoshin gje.
Pasi pime kafen i them njerit prej cunave shqiptare ore po me shume zjarr e ze te larte po flisnit. A nuk mendoni se i shqetesoni te tjere
et ketu. Ai me dha nje pergjigje te sinqerte ore e dime kete te mete dhe nganjehere kujtohemi dhe e korrigjojme por prape harrojme dhe vazhdojme zanatin.
Ne Toronto te Kanadase shume shqiptare qe mblidhen neper kafe bertasin dhe diskutojne me ze te larte sa shqetesojne njerzit ne tavolinat e tjera dhe asgje nuk bejne qe ta ndalojne kete zakon.
2. Nxenesit tane ne kokursin ndekombetar PISA qe behet per 15 vjecaret per ti testuar ne lexim, shkrim, matematike dhe shkence kane rezultate me te dobeta ne lexim dhe shkrim se sa ne matematike dhe shkence.
Pse vendet e tjera perreth nesh, ne Ballkan dalin me mire ne lexim dhe shkrim? A mos ka te beje kjo me gjuhen tone qe duhet studiuar dhe permiresuar mjaft me shume.Merr nje fakt te thjesht: fjalorin me te madh shqip- shqip qe ka rreth 80 000 fjale.Jo vetem qe edhe ky eshte i vogel por ai besoje perdoret nga shume pak njerez. Sa institucione, shkolla, njerez e kane dhe perdorin kete fjalor ? Shume pak ( une per vete se kam blere dot akoma)
3. Me mungesen e fjalorit gjithperfshires shqip-shqip lidhen edhe disa probleme me shume fjale te huaja te huazuara qe ne nuk u dime plotesishte kuptimin. Duke mos e ditur sic duhet kuptimin e ketyre fjaleve ne hezitojme ti perdorim dhe nuk i japim gjuhes zhdervjellsine e saj ne te folur dhe shkruar
4. Shume emigrante kur kthehen ne Shqiperi gjate pushimeve te veres degjohen te flasin gjuhet e vendeve ku jetojne. Jo te te gjithe e bejne kete per tu dukur se ja ata jetojne ne nje vend me te zhvilluar se Shqiperia. Shume nga ata e bejne sepse shprehen me lehte ne gjuhen e vendit ku kane shkuar. Gjuhet nga ata vijne te japin me shume lirshmeri, zhdervjelltesi dhe i japin me shume llogjike te folurit.
5. Nje fakt tjeter qe ne shqiptaret ne pergjithesi nuk e shkruajme mire gjuhen shqipe dhe ketu nuk kam parasysh gabimet drejtshkrimore por edhe llogjiken e te shkruajturit jane gazetaret e medias shqiptare.Nga dhjetra gazetare qe kemi vetem nje grusht prej tyre shkruajne mmire ne gjuhen shqipe. Te tjeret jo vetem qe bejne shume gabime drejtshkrimore por edhe fjalite ne shkrimet e artikujte e tyre nuk kane lidhje llogjike.
Mendoje se keto probleme kane nevoje te diskutohen gjeresisht ne Shqiperi duke filluar nga akademiket dhe duke perfunduar tek nxenesit e kopshtit.
Cila do jete verejtja per disa qe e kane mendjen tek Kritika
Po na flet per gjuhen nje njeri qe shkruan me gabime drejtshkrimore?
Sigurisht qe ketu ka gabime drejtshkrimore, por ne duhet te perqendrohemi ne problemet qe kemi te gjithe ne me gjuhen shqipe.
Comments