top of page
Search

Pse po vetevriten pacientet me Covid 19 ????


Shenohet rasti i dyte ne Spitalin Shefqet Ndroqi ne Sanatorium ku pacienti hidhet nga kati i katert i spitalit duke gjetur vdekjen.

Jemi i vetmi vend ku kemi mungese stafi mjekesore per sherbimin e pacienteve.


Me kapacitetin e stafit mjekesore ku pothuajse gjysma eshte vete i prekur me covid 19 nuk mund te kete nje sherbim cilesore ndaj pacienteve.

2.Mungesa e sherbimit te punonjesit social,psikologut etj sjell kete gjendje tek pacientet.Kur dihet qe shumica e pavienteve pesojne demtime serjoze si nga ana emavionale dhe psikologjike perpost semundjes qe kane.

Asnje sherbim psikologu nuk eshte ofruar ne asnje spital dhe ndaj asnje pacienti me covid.

Jo vetem kaq por dhe mungesa e mjekeve te tjere specialist si kardiologu,endokrinologu etj per pacientet me semundje shoqeruese eshte nje faktor tjeter qe ndikon.


3.Izolimi total ndaj familjareve duke mos i lejuar asnje forme kontakti me ta krijon stres psikologjik te keta pacient (shpesh as kontaktet ne telefon nuk lejohen)


4.Perdorimi pa kriter i disa mjekimeve ose krijon hemoragji tek pacientet ose krijon tromboemboli tek ata


5.Kur nje pacient nderron jete mbahet ne te njejten dhome me pacient tjeter deri ne momentin qe meret nga mjekesia ligjore dhe ne kete situate nje pacient me covid peson shok psikologjik duke pasur ne dhome pacient qe ka humbur jeten.


Keto dhe shume faktore te tjere jane faktore qe po ndikojne ne anen psikologjike tek te semuret me covid.

Edhe sa kohe duhet te heshtet nga institucionet dhe personat pergjegjes???

Edhe sa jete duhet te humben qe te reagojne institucionet qe tu vihen ne sherbim punonjesit e duhur pacienteve ne spitale sepse eshte dhe nje numer i madh qe trajtohen ne shtepi qe jo vetem sherbimi i psikologut ju mungon por dhe cdo sherbim tjeter i nevojshem.

E vetmja gje qe na mbetet eshte TE LUTEMI PER KETO TE SEMURE....


Burimi: Shoqata e Infermierëve faqe facebook

Comments


bottom of page