Poezi: Nga Adivije Hoxha
PUTHJA E ENDRRES
U nisa,
fluturova tek ti...
Te pashe,
te preka,
te putha enderr...
Joni im,
ashtu shtrenguar,
dashuruar,
siç rri ti,
me Adriatikun...
Ta thitha frymen,
buzen,
i ndjeva rrahjet melodioze te zemres tende,
ne timin kraharor,
ashtu zemer mbi zemer,
ne perkedheljen e dores,
i pasterti xeheror...
Dhembjen e harrova,
si xhaketen e zeze,
harruar mbi gur...
Fluturova,
te pashe,
te preka,
te putha enderr....
GRIMCA...
1
Nuk jam një "Dron"
i telekomanduar,
kam sy, ndjenja, gojë,
si "armë" për të "luftuar"....
2
Nëse kur më flet,
nuk më shikon në sy,
më fut në mendime:
-çfarë fshihet pas tyre?!!!...
3
Ca vargje shkruajta,
dalë prej shpirtit,
s'ishin për ty, sigurisht,
këtë e dimë ne,
por jo,
ai/ajo që i lexon, rastësisht...
4
Sa e lumtur do ndjehesha,
dikush të më kuptojë,
fjala shëron dhe vret,
e padukshmja nuk ka gojë...
5
Sa keq, që s'guxoj të të dua
kur prane të jam!!!....
Eh, sa mallë ndjej kur ikën,
e më s'të kam...
@Adivije Hoxha
27 shtator 2015
Comentários