Ndoshta se besoni. Ne syte babit tim, rreth moshes 17-vjece.
Po Po, jam ajo koke kuqja ne foto, me floke te bame me spraj per 2 ore.
Ishte koha kur mbanim te gjalle artin lezhjan, disa te rinj, aktore per drama dhe komedi.
Kjo ka qene nje shfaqje qe na u kerkua ta benim disa here.
Filloi te mos kishte me bileta.Na ftuan edhe neper ambjente jashte qytetit per ta vene ne skene.Ka qene intepretimi qe do te vendoste nje raport te lire mes meje dhe babes tem.
Ate dite duhej te improvizoja nje puthje fallco( kthim koke, me afrim por jo prekje buzesh sigurisht) para publikut me nje djale aktor,i cili do ishte i dashuri im.
Isha gati te hiqja dore pak para shfaqjes,kur mendoja ftyren e babes tim ne salle, se do kujtonte se e putha vertete.
Ashtu dukej vertete ne salle pas shpines time, ashtu sic ma mesoi regjizori dhe koleget e tij.
Nuk e di por kur pashe duartrokitjet e publikut pas cdo skene qe intepretoja, nuk e pata fare problem improvizimin me shpine nga publiku te nje puthjeje me djalin persnash).
Kur mbaroi komedia, s'dija si ti dilja para babit.
Kur e takova me koke poshte, qeshi dhe i tha mamit nje batute qe ai e fiksoi gjate komedise tone "Ik moj grua se me je ba si kanaçe e shtypun".
Une u skuqa.Babi e vuni re e tha:"Bushi na keni knaq,shume bukur, ju lumte! Kshu na thirrni najhere e na nxirrni nga shpia".
Qe ate moment e kuptova se babi, pertej gjithckaje, do te ishte shoku ma i mire i jetes sime dhe motrave te mia.
Ai sdo lejonte askend dhe asgje te na prekte gjate jetes tone. Edhe pse skishte para', ndoshta as per biletat qe une ua bera dhurate familjes e tre tjereve te aferm, te varfer.
Dhe me parate qe u shperblyem edhe nga Bashkia, une paguva udhtimin familjes time nga fshati, bashke me pak te aferm tjere nga dajat.
Tjerat para i ruajta qe te paguaja furgonin me shku ne shkolle nga fshati me qytet edhe pak kohe. Naten, qava, shume ate nate.Qava dhe qesha se babi nuk u ndje keq.Nuk ia kam thene kujt por ashtu eshte.
Dukesha vajza ma e cilter ndoshta ne ate vend, akoma skisha dhene nje puthje te vertete asnje djali, dhe skuqesha para babit edhe nese vonoja nje sek me shume nje gote uji per te,kur ma kerkonte ne formen: "Bab nese s'perton, a ma mbush nje gote uje".
Liste e tdashurve te mi kishte shkuar me e gjate sesa biletat qe u shiten, por ne te vertete, as puthja reale s'kish ardh akoma ne jeten time.
Naten e mire o bashkepopull mendjekarantine.
* Nertila Çelestina është aktiviste e njohur e Shoqërisë Civile
Comments