Nga Pajtim Çaushi
Dhe paradokset e paralelet që i paraprinë zgjedhjes së Presidentit në korrik s'kanë të sosur. Nêse do të parafrazonim pakëz Nolin nga poezia e tij sarkastike për Halimin e moskëndimin, do të na dilte:
- Ti askushin sa një plesht
do të vëmë president,
kupto, jo president si kaposh,
po si pulë e urtë të nusërosh!...
Ky qënka kushti si ethe gushti, ndaj dhe u ngrit shpejt e shpejt treshja Balla - Spiropali - Gjiknuri. Urdhri u dha i prerë:
Sikur do bisedoni me treshe të tjera të grupeve parlamentare "për të pjellë" një president!...
Pra, dua të theksoj:
Komisioni presidencial vetëm me tre anëtarë!... Kaq ka kuptim, tjetër numër s'dua!...
Kuptohet, disa edhe i mërmëitën shoshokut:
Pse tre dhe jo katërr a pesë?... Pse tre dhe jo një a dy?... Dhe mendja ku nuk i shkon popullit të papyetur kurrë!...
Mos vallë treshen e tyre duan ta mbulojnë me vello biblike e ta shesin sikur të shenjtë e të bekuar?!... Mbase se Kryeministri ka arritur retë dhe mbiretë e po arrite në re e mbi re, atëherë do të quajnë Kryeministër të Reve, ndërsa ti veten do ta quash Profet!...
Dhe Profeti duhet qarkuar me shenjtorë... Kështu ngrejnë Komisionin presidencial me tre, jo me dy e as me katër "shenjtë"!... Vetëm kështw marrin frymë e dukje biblike... ja sikur ata lart në qiell Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë!... - A janë shenjtë a janë djajë? - pyeti mursiotin konispoliti që nga kurrizi i malit të Nartës. - Jo s'janë ëngjëj. por janë djajë! - ia ktheu në moment mursioti nga maja e Milesë.... - O Zot, na ruaj nga këta shejtanë! - thirrën të dy bashkë në një zë.
Konispoliti dhe mursioti kishin të drejtë që i quajtën shejtanë. A nuk thonë këtë të gjitha akuzat që vet deputetët i bëjnë njëri tjetrit?... A nuk flasin vet bëmat e gjëmat e tyre sot dhe të atyre dje për njollat e babëzisë, rrëmbimit, mashtrimit, korrupsionit që mbajnë mbi shpinë? Atëherë, ja çfarë do të ndodhë: Do mblidhen shejtanët e sotëm me shejtanët e djeshëm dhe do të caktojnë një sikur president që ta kenë si kukull pa dinjitet dhe ta përdorin sipas qejfeve e orekseve të tyre. Pra Komisioni presidencial me soziet e veta nga grupet parlamentare duan të pjellin një poresident sa një plesht!... A kemi rrugë tjetër të drejtë dhe jo të sertë?... Patjetër që ka. Ato janë të shumta, por njera është tepër e drejtë dhe e vërtetë.
Dhe konkretisht është fjala për Pyetsorin në formë referendumi.
A nuk veproi kështu Kryeministri për drogën e të tjera?... Ja pra, ashtu si veproi për drogën e të tjerat, të veprojë edhe për kreun e ri të Shtetit...
Le të bëjë Kuvendi një listë me dhjetë apo më shumë persona që mendon se kanë nivelin presidencial dhe janë të përgjegjshëm për detyrën e lartë që u jepet. Lista të hidhet në popull për t'u votuar
Më i votuari le të bëhet President.
Me siguri s'do të jetë frikacak e piruetë, por do të jetë President me Dinjitet... Sapo ky mendim u shkoi në vesh, të gjithë: kuvendarë e komisionerë, kryetarë e të tjerë thirrën horazi si ne kopshtet e mësimit parashkollor:
- Le të jetë i shkurtër a i gjatë,
i shëndosh apo i thatë,
i rëndë apo i lehtë,
budalla dhe i pa mend,
kushti për çdo president:
të jetw vocrrak sa një plesht!...
Comments