top of page
Search

Për ty që nuk të pata

POEZI Nga Rabije Bytyqi

Rabije Bytyqi është poete e njohur nga Kosova. Ajo shkruan poezi me tema te ndryshme me mjeshtëri që spikat tek Rabija. Dashuria, Pasioni, Gëzimi, Atdheu, Dhimbja dhe Bota janë disa nga temat interesante të poezisë së saj.


 








 

PËR TY QË NUK TË PATA Nën hijen tënde Jetën e jetova Me buzèqeshjen tënde Ditët i kalova Me kujtime për ty Kalanë e ndêrtova Gur themele të çelikta Dhe kurrë s'të harrova Gjithmonë Maje kodrês Shikimin Kah ti Zotin e kam dêshmitarë Ta di ku je nuk e kam lehtë Éshtê hap i madh për mua Nën hijen tênde të rroj.

 

RËNKIM Mos rënko nênê Mos i pêrlot sytë Mos qajë Pash perëndinë Se nuses Ja shton mërzinë Nusja mbeti e ve Burrin ia vranë Gjakmarjen o Zot Deri kur Nê prag të shtëpisë Të ngujuar Gra burra plak e i ri Loti kurrë pa iu tha Pse o Zot Me u vra vëllai me vëll

 

FREKSI VERE Lulet më rrethonin E unë në heshtje rrija Gurra me ujë të ftohtë Një freksi ma solli Doja të më shoqëronte edhe zëri yt T'i këndojë gurgullimes Pa këngën time Kroin e heshtur preka U mundova ta qëndis Por gishtërinjtë nuk punonin Unë mendjen e kisha tek ty Oqeani na ndante Nuk kisha forcë të i ngjitesha Anija e pritjes u fundos

 

KATËR YJE QË RREZATONI


( për gjysmen e shpirti tim)

Nuk ka laps, as fletore të shkruaj dashurinë pēr ju,

Dhe kur jam nê errêsirë ju ndriçoni

Kur frymoj rëndë , oksigjenin ma shtoni

Jeta është e bukur, me ju merr kuptim

Ju solla në jetê , jeni pjesë e trupit e shpirtit tim.

Për ju do të sakrifikohesha

Nê zjarr do të bëhesha shkrumb e hi

Jeni gjaku i venave të mia, ju kam dritë në sy.


Më shumë informacion rreth Rabije Bytyqi:



Comments


bottom of page