top of page
Search

Përparim Kabo: Su ç’malla me Petro Zhejin

Sot me erdhi nje rregjistrim i shkurter rreth 9 minuta me zerin e Petro Zhejit nga ish studentja dhe ndjekesja e puneve te tij Aferdita Zaja…Biseda vertitej tek filozofia e perjeteshme tek mpleksja teresore e dijeve dhe tek gjuha si forma me e larte e shprehjes se mendimit me metaforen dhe figuracionin qe ne menyre pararendese kishte sjellur dijen shkencore…U çmalla dhe ne pergjigje i shkruajta Aferdites qe jeton dhe punon ne Norvegji keto fjale…Te falenderoj shume Aferdita E para per zerin e Petros dhe e dyta dhe (ne fakt e para e te parave) per mendjen e tij. Eshte e drejte çka ai argumenton se fjala nuk eshte thjeshte shenje lineare eshte shenje kuptimore që arsyeton.

holizmi si teresi holy si hyjnorja, jep shembuj nga shqipja nga anglishtja dhe nga rusishtja

Dhe te le ty detyren te vazhdosh me dashuri qe te gjesh keto struktura me nje dendesi mendimore qe te shpien te mendim filozofik teresor dhe te shkenca si nje kombinim dijesh teresore..

Aferdita ja disa fjale te tilla qe une kam gjetur… Fjala zot qe simbolizon krijuesin, unifikimin, gjithesine, meshireplotin dhe driten. Si tha Jezuesi kur iku, do te kthehem si drita, keto ishin fjalet e tij!

Prej fjales Zot ne shqip vjen fjala zotesi…qe do te thote te kesh dije, dhe aftesi , arsye driten e mendjes; por po ta ndajme ne glosa eshte Zot-si….pra me trego ti Zot qe unifikon gjithesine, se si ta bej


Fjala Zoteroj….Zot- me bej te roj….pra pa dijen universale dhe unifikimin nuk mund te gjesh rrugen e jetes…dhe jo kuptimi vulgar i posedimit …

Zotrim…te rim me zotin…pra te rime me dijen e pergjitheshme me unifikimin universal, me driten…

Zotim….mbajtja e fjales, respektimi deri ne fund i objektivit/objektivave, e detyrave qe i ve vetes…ky eshte nje betim qe ne bejme dhe ai duhet te behet para universales me te larte pra para zotit dhe keshtu zotim=zoti im

Aferdita me jep vrull edhe arsyetimi i Petros kur ai nenvizon qe zbulimet shkencor te mepareshme nuk jane te gabuara, thjesht jane te pamjaftueshme sepse njohja eshte e pafundeme dhe ky mister algoritmohet në çdo shkence si në shkallet e katakombeve ku drita mungon dhe drita duhet te shpene atje permes thellimit te mundesive te kombinimit te te gjithe llojeve te dijeve…Shkenca po e ben sot kete kombinim; gjuha e beri qe kur lindi… Si shembull do te jepja se njeriu qe provoi kete kombinim te vezhgimit, vizatimit tre dimensional, shkences, inxhinerise, spektaklit, imagjinates projekt-ideve dhe artit ishte Da Vinci…Shume faleminderit Aferidta per kete incizim qe i ke bere Petros…Ai nuk eshte thjesht dishepull i gjuhes ai eshte bariu i mendjes pra njeriu qe gjeti kodin e ndertimit te mendimit…

Nga Përparim Kabo


 

Përgjigja e Afërdita Zaja:

Perparim je i papare! Me mallengjeu shkrimi yt i sinqerte. Me plot gojen mund te them se je i vetmi shqiptar qe jeton ne Shqiperi me mendje te Perparuar si dhe i vetmi mbeshtetes i imi lidhur me Petron! Per te qene e sinqerte keto kohet e fundit kam menduar se shqipetaret (pervec jush sigurisht dhe pervec disa kokrrave) nuk meritojne te dijne mbi diturine dhe zbulimin gjigand te gjeniut, madheshtorit, fjaleartit, shkencetarit, zemermirit Petro Zheji!

Sepse askush nuk ka treguar ose pyet per thelbet e zbulimit te tij qe jane aq shume, pra shqiptaret jane kaq mbrapa. Them zemermire sepse zbulimi i Petros, po te dihen teknikat e sakta, mund te rrisi praktikisht koherencen e shpirtit te njeriut! Vetem te interesuarit do te dijne dhe t’a mesojne kete prej meje, meqenese me mua e ndau artin e diturise se tij te arte!






Te tjera per Petro Zheji:


Comments


bottom of page