Nga Tanush Çaushi*
Ndërtimi i shtëpive modulare ose ndryshe 3d printing house kryhet me teknologjinë e fundit me anë të robotëve.
Kështu, pasi projektohet objekti, çdo element i tij ndahet në shtresa. Çdo shtresë prodhohet dhe bashkohet në element.
Pasi bëhen gati në fabrikë, montohen pjesët dhe transportohen për në vendin e përcaktuar për ndërtim. Aty përgatitet bazamenti dhe themeli dhe këto struktura montohen.
Lind pyetja:
Përse rindërtimi i shtëpive 1,2,3 kate të shkatërruara nga tërmeti nuk u krye me këtë lloj teknologjie?
Do ja vlente edhe sikur vetë qeveria shqiptare të blinte këtë teknologji të re dhe të ndërtonte fabrikën e prodhimit në Shqipëri. Këto shtëpi i sigurojnë kushtet teknike si termoizolim të mirë, zëizolim dhe janë me materiale me karakteristika të mira.
Dhe mbi të gjitha antisizmike dhe më jetëgjatësi.
Po ta shikojmë nga pikëpamja e kostos janë gjithashtu më të lira për metër katror ndërtim.
Shpejtësia e ndërtimit është mbi 10 herë më e madhe se konstruksionet betonarme.
Atëherë lind pyetja përse kur nga pikëpamja teknike dhe ekonomike këto janë më të volitshme u zgjodh një teknologji me strukturë betonarme, kur kjo teknologji është më e disfavorshme?
Përse nuk u zgjodhën këto modele kur edhe u prezantuan dhe ishte e qartë se ishin më të favorshme?
Nëse kjo teknologji do ishte përzgjedhur, atëherë shumë familje sot do të ishin në shtëpitë e tyre sot. Çfarë fshihet pas kësaj?
Ndoshta kur politika dhe interesat e dyshimta mos të "fusin hundët" në punët e inxhinierisë dhe në përzgjedhjen e teknologjive, do të kemi investime fitimprurëse, me kosto më të ulët dhe me kohë ndërtimi më të shkurtër.
Nuk është e qartë se për kë ka menduar qeveria shqiptare në këtë rast: për qytetarët që jetojnë ende me qera apo për të përzgjedhur vlerën më të lartë nga pikëpamja e kostos në mënyrë absurde?
Edhe në kohën e ndërtimit kjo ka sjellë një zvarritje të madhe të realizimit të projektit të rindërtimit. Edhe pas një viti nuk po shohim rezultate.
Ndoshta kjo zgjedhje ka ardhur për interesa të tjera të ngushta jashtë llogjikës ekonomike dhe zgjidhjeve inxhinierike...Kjo është njëlloj si ti hysh detit me këmbë, kur anija po pret atypari.
* Inxhinier Ndërtimi
Comments