" e kthyet në leckë e lëvere të braktisur këtë vend të bukur që Zoti e ka qëndisur me të gjitha stolitë e Tokës? Pse bëni sikur fajësoni shoshokun kur çorbën e qelbur e përsheshin e rrumpallës keni afër tridhjetë vjet që bashkë e keni gatuar?
Të kuptohemi, ky qëndrim ekstrem ēshtê ndaj klaneve të tepsive, jo ndaj popullit skamnor, të raskapitur, tē dëbuar e të çoroditur."
14 tetor 2019
Zyrtarë e zyrtare të qeverisë e të opozitës janë gjendur në korridoret e selive të Luksemburgut. Pra, në korridor, jo në zyrë!
Me gjeste majmune e buzëqeshje lëpirēse fjalosen zë ulur me nëpunës të kateve të poshtme.
Si zyrtarët e qeverisë ashtu edhe ata të opozitēs kanē emērues të përbaskët fjalën lindore: aman.
Të parët u puthin dorë luten të përlotur:
- Aman, t'i hapet dera Shqipërisë, se na fluturon zogu prej tepsisë!
Të dytët, si të parët, dorēlëpirës:
- Aman, të mos hapet dera përsëri,
sa të vijë edhe zogu im në tepsi! 15 tetor 2019 Edhe nje shuplakë injoruese e shpërfillëse ndaj klaneve të politikës shqiptare të vetquajtura parti. Shqipëria të mos pranohet as në paradhomë për të biseduar me nëpunësit tretësorë të vendeve të Europës!
Të kuptohemi, ky qëndrim ekstrem ēshtê ndaj klaneve të tepsive, jo ndaj popullit skamnor, të raskapitur, tē dëbuar e të çoroditur.
16 tetor 2019 Dy qëndrime pasuan diskutimin dhe opinionin e ministrave të jashtëm të BE. I pari i ngjau deklaratave delirante me dukje tragjikomike të Don Kishotit. Doli në skajp Kryeministri i parruar (të paktën të kishte qethur faqet) dhe sqaroi e qetësoi të vetët: - Ne kemi bërë edhe më shumë nga sa na kanë thënë. S'na e çelin derën?... Eshtë punë e hall për ta! Kryeopozitari i rruar e i lyer taze (si përherë) vrapoi tek astiriotët dhe foli me emfaza emocionuese ekzaltuese: - Dëgjuam atë që mua mē zuri gjuha lesh duke e thënë... Qeveri e drogës... e mafies... e klaneve... Rilindje e tepsisë... Rama ik! Qëndrimi i dytë ishte ai i njerëzve të thjeshtë të popullit dhe i intelektualëve të papërlyer. Pra qëndrimi realist. I përqasur me krahasimin e mësipërm i ngjau vlerësimit e këshillës së Sanço Pançës për ustain me mendja të çoroditur: - Pse na bëni të skuqemi e të tregohemi me gisht mes gjithë europianeve, o të mallkuar?... Pse e kthyet në leckë e lëvere të braktisur këtë venf të bukur që Zoti e ka qëndisur me të gjitha stolitë e Tokës? Pse bêni sikur fajësoni shoshokun kur çorbën e qelbur e përsheshin e rrumpallës keni afër tridhjetë vjet që bashkë e keni gatuar?
Pse ... pse ... pse, o të mallkuar? Dhe e mbani veten për liderë!... Dhe e quani veten prijësa!... Ju nuk jeni as karrocierë!... Ju jeni veç dorēlēpirësa!...
Comments