Edhe ne keto dite te nxehta vere Klubi i Krijuesve Joniane zhvillon veprimtari te ndryshme letrare e artistike. Veprimtarite organizohen edhe ne kuadrin e sezonit turistik ne qytetin tone bregdetar.
Pikerisht, me date 12 korrik, ne mjediset e bar - restaurant Tatzati ne Sarande u bë prezantimi i romanit:.
"Jeta pa dashuri s'eshte vecse ekzistence" i autorit Spartak Papathanasi.
Qene pjesemarres anetaresia e Shoqates se Shkrimtareve Joniane, te aferm te autorit si dhe dashamires te botimeve te tij. Veprimtarine e hapi kryetari i Klubit te Krijuesve Joniane, njeheresh edhe redaktor e korrektor i vepres, shkrimtari Pajtim Caushi. Fjale e tij u perqendrua me teper tek risite e romanit ne raport me veprat e tjera te Spartakut.
Per aspekte te ndryshme te vepres diskutuan edhe shkrimtaret Vangjel Kostandin Vogli, Xhevdet Ahmeti, inxh Kristo Kauri e te tjere.
Ne perfundim te veprimtarise autori, pasi iu pergjigj pyetjeve te pjesemarresve, falenderoi Kryesine e Klubit te Krijuesve Joniane per paraqitjen e romanit para lexuesve sarandite.
Comments