Nga Rami Kamberi
Në mjedisin tonë të ndryshimeve të mëdha si në aspektin jetik po ashtu edhe në aspektin e artit dhe kulturës në tërësi, me një gjuhë mendimi e filozofie të rrallë në piramidën e artit pamor duken edhe pikturat e piktores Besa BAJRAMI, për të thënë fjalën se: mes nesh, si art i llojit të veçantë, qenies së pikturës, u qasemi nga parimi i intuitës që edhe të shëmtuarën, ndëshkuarën apo të vdekurën në kuptim të pikturimit e ringjallim, e jetësojmë duke i dhënë formënë kornizë e më shumë se kaq.
Pra, nëse natyra krijon apo më mirë thënë është skulptorja më e rryer, më e përsosur që krijon, piktorja Besa BAJRAMI ose është e lindur mes nesh rastësisht me dhunti që krijon dhe përjeton me anë të ndjenjave, arsyes, emocioneve që e tejkalon dinamikën artistike ose është vetë natyra e gjeografisë sonë që flet me gjuhën e ngjyrave duke na ofruar një pasqyrë të gjënë temash e sekuencash, që dalin si produkt i proceseve të thella mendore, asociative; fragmente të shkoqitura nga çastet e lindjes së një jete dhe, jo rastësisht ngjyrën na e paraqet si bërthamë apo kategori imagjinatave të trajtuar me larushi jetike dhe elemente të tjera, që në mes të kornizave japin hapësirë dhe duken të gjalla si formë, kuptohet të trajtuara nga dhuntia e piktores që llojllojshmëria e formave të trajtave të kalitura e të ngjeshura mes vete dhe të derdhura në hapësirë që sikur tejkalojnë kornizën, por të ngjeshura mes vete dhe kërkojnë të marrin formë me ndjenjë poetike, duke lindur libër me poezi që mes kopertonave të tij gjallërojnë poezi të ndara në cikle, duke mos e humbur kuptimin individuale si formë dhe, duke ia shtuar kuptimin estetik tërësisë së veprës – qëllimit të piktores.
Bukuritë e veprave të piktores në fjalë vërehen në të gjitha pikturat që në kuptimin e pikëpamjeve metafizike kanë një elegancë e bërthamë dhe, në ecje si gjuha e ngjyrave sikur tregon se gjuha e bërthamës ka shtatin që do jetë mes shikimeve të syve që ngjyrën e shikojnë si dritë lindje.
Nisur që nga pikturat, që si formë në mes kornizave duken si forma të ndryshme për ka dimensionet, por, të njëjta për kah pamja që shfaqet dhe qaset në kornizë dhe, thuaj se që të gjitha pikturat janë impozante për nga përmbajtja dhe mënyra e shprehjes që formojnë një elegancë me emërues të përbashkët: Ngjyra do të jetësohet, ndonëse që të gjitha pikturat hedhin shtat duke u ndihmuar nga gjuha e mendimit saapstrak po aq edhe konkret, që lind format e formuara nga ngjyrat të cilat i bashkojnë skajet e kornizave për të dhënë një elegancë në kuptim të bërthamës pikturë, që sjell në jetë një jetë të harmonizuar jo vetëm me hapësirën e kornizës, por edhe me qëllimin e piktores.
Mënyra e pamjes së pikturave, që dalin në hapësirë sikur nga humnera apo spiralet e zanafillës, të pa qenes dhe, duke u zbërthyer teknikisht si formë për t’u potencuar lindje ose rilindje e një jete, që është e gatshme për t’i dhuruar hapësirës një formë, që do të ketë pamjen e një gjallese sipas nevojës së hapësirës së kornizës.
Materialet me të cilët formësohet – lindet pikturat në fjalë, janë ngjyrat që si rrethore kanë pamjen e jetës natyrë apo më mirë thënë të së pa qenes që lejon të formësohet forma e premtimit për një formë jete dhe, ngjyrat që derdhen mbi format e lindura, me larushi ngjyrash që disa hedhin shtat kah hapësira e disa prej tyre sikur nuk duan të ndahen nga foleja që i lindi, andaj shtatin e mbajnë të lëshuar dhe sikur kërkojnë për t’u bashkangjitur me njëra tjetrën, ngase format e lindura nga mes ngjyrave nga ngjyrat që në hapësirë duken si trupa në formë apo çerdhe që bashkohen mes vete me ndihmën e një trupi të stërzgjatur në formë të lëvizjes, e cila, duket sikur flet për bashkim të trupave në një formë të re dhe, të lidhur me fije të hollë ngjyre merr formë na hapësirë që edhe pse duket tepër i vogël për trupin në fjalë, është djep i trupit me shtat të stërzgjatur dhe në pamje të dukur si forma, apo forma që njëra nga tjetra duan të pavarësohen, të marrin secila formën e vet.
Një mendim të këtillë sikur e lejojnë ta kuptojmë derdhjet e ngjyrave që hedhin shtat nga çerdhet e trupave të formuara nga ngjyrat e theksuara të cilat kërkojnë të organizohen. Përpos kësaj që u tha më latë, piktorja Besa BAJRAMI, me pikturat portrete e pamje si tërësi na dëshmon se është gjuha e realizimit piktura, që i mban në kompaktësi kategoritë e një jete të shoqëruara me emërues të përbashkët – Ngjyra jete.
Më tej, si vazhdimësi, pra, linden edhe shumë piktura ku si formë nxjerrin figurën e përshtatshme me pamje: trilogji bërthamore, ngase tre figura si trupa në vete flasin për një unitet dhe, që të tre figurat kanë kuptim në vete, duken njëra si formë, tjetra si simbol dhe e treta si përmbajtje, me një domethënie të hapur, për ta ftuar krijuesen që ta vërej fushën e cila pret një formë të re, dhe ajo e vëren fushën se çka i mungon.
Në shumë piktura shihet qartë se piktorja Besa BAJRAMI analizon materien për trajtim, dëgjon me vëmendje shushurimën e imagjinatës dhe, duke i mbuluar në vete kryqëzimet mes apstrakes dhe konkretes krijon një pikturë të re, duke i ngjeshur format mes vete.
Pra, duke respektuar që të tre parimet të cilët flasin për fuqinë e ngjyrës si bërthamës dhe premtimin për një lirizëm për t’u realizuar një pamje e re me kompaktësi që mundet të lindet vetëm nga dhuntia e të menduarit, imagjinata, që të pa dukshmen e bën të preket, të konkretizohet.
Duke shikuar se si pikturat me dimensione të ndryshme dhe forma të ndryshme, por të theksuar dhe, duke u lidhur me shtatët e formave, ndonjëra me vijë të drejte e ndonjëra në formë të spirales, lirshëm mund të themi se pikturat e piktores Besa BAJRAMI gjallërojnë për të mos vdekur kurrë.
Pra, që të kuptohemi mes vete ashtu si harmonizohen format e lindura nga pikturat që mes kornizave krijojnë një lindje, nga larushia artistike e krijuese të piktores Besa BAJRAMI, që fillon nga vizatimi, për të dhënë forma të ndryshme në hapësirë, me kuptim të urës lidhëse mes të pa dukshmes dhe të dukshmes, konkretes dhe fantazmës duke realizuar ndjenjën e shpirtit, të vetëdijesohemi për të pranuar një realitet të ri, se piktorja dhe piktura është ajo botë, e cila veten e shteron për të mbetur pikturë e pa vdekshme në pafundësinë e hapësirës së imagjinatës dhe hapësirës si hapësirë, që mbulon gjithësinë, ku banon dhuntia dhe imagjinata e Besa BAJRAMI-t.
Comments