Autorja, Neviana Shehi u lind në Durrës.Ajo u shkollua ne vendlindje dhe Gjermani. Jeton prej 25 vitesh në Itali. Ka nisur te shkruajë poezi që herët ,duke botuar herë pas here në organet e shtypit. Libri i parë poetik "VJESHTE FATESH "u botua në vitin 2018, ndërsa libri i dyte "PERTEJ VALEVE" u botua kete vit, Mars 2020.
MË THUAJ
Kur bie shi pa pushim
Dhe muret e jetës zgjaten atje tej,
Kur udhët zhduken në mjegull,
Erërat e kohës më vijnë kundër
E dritë nuk shoh,
Ti më rri pranë,
Merr fymë thellë,
Më thuaj: "je e bukur".
Kur dhimbja më rrethon,
Zëmerimi më mbulon
Dhe fle me brengat,
Mos ma fshi lotin.
Përqafomë,
Më thuaj: "je e bukur".
Merrmë një pikë lot
Dhe mbille.
Sa lule e bukur do çelë!
A KE EMER TI ?!
Këmbehen frymët këtë natë
Me puthje flasin buzët
Në heshtje sytë flasin gjatë
Yjet si zjarr ndezin udhët.
Ëndrra na bashkon buzë lumit
Ku bora ka nis e shkrin ngadalë
Mbyllur shtigjet në qerpik të gjumit
Nuk di ku të shkoj...nuk di ku të dalë.
Një erë mëngjesi fryn e më zgjon
Vështrimi si lot shkon përmbi mal
Ç'je ti o magji që vjen sa agon
A ke emër ti...apo quhesh mall ?!
GRUA
Ti pret të qarën e parë,
Lotin e shpresës
Mes dhimbjesh
Në kufi me vdekjen.
Shëmbëlltyrë perëndie je
Premtim dashurie.
Ti vështron qiellshem
Dhe sytë e tu
Të çojnë në ëndërr
Atje ku fillon parajsa.
Je flladi mëngjesit në pyll
Cicërima e dehur në degë
Aroma e lules në lëndinë
Pika e vesës në fije të barit.
Je drita e Hënës në muzg
Buzëqeshja në natën terr
Përqafimi je…
Që heq vetminë.
Je dallgë e detit të dashurisë
Je lumë i gjerë i mirësisë.
E bukura e dheut ti…
Grua…
MIKJA IME… Kur ndjen dhimbje
Ti mikja ime,
Më dhëmb edhe mua.
Por lotin e mbaj,
E fsheh
Për ta mbjelle agimeve
Në lëndinat plot blerim,
Të bëhet bashkë me vesën
Dhe të çelë si buzëqeshje
Në sytë tanë të njomë.
Dhe atëhere…
Oh sa do qeshim
Atëher’…
Sa gjithë bota
Do mbajë vesh.
Kjo është miqësia…
Loti ndahet në mes
Në dy lotë,
Buzëqeshja…
U dërgohet qiejve
Si dhuratë për yjet.
QYTETI IM MBJELL DRITA NË DET
Në vendin tim… atje përtej
(tek ato drita mbjellë në det)
qyteti im mbjell drita në det-
kanë ngelur lëndinat e trishta
rrethuar me dimra gri.
Malet kane heshtur.
Deti mban në gji brengat tona
netët me Hënë… me shpresa
në trastë krahut.
Ku vamë o Zot ?
Ku jemi ?
Nga erdhëm ?
Deti kërkon shpirtin tonë… të valëzojë
malet duan mallin e largët… të gjëmojnë
lëndinat nuk lulëzojnë pa buzëqeshje
pa vashat e djemtë
që përtej bregut vështrojnë
dheun tonë si vjeshtë.
Janë me kokën prapa
e di…
Comments