Gjuha e Shqiponjave, gjuha Shqipe ka një rol mesianik, rol të cilin Petro Zheji, gjeniu dhe shkencëtari i madh shqipëtar ja ka cilësuar asaj më të drejtë në të gjitha kryeveprat e tij sidomos në atë të fundit ‘Roli Mesianik i Shqipes’.
Kësaj here do të përqendrohemi tek një fjalë e cila është e rëndësishme, si nga ana praktike, llogjike ashtu edhe nga ana e mentalitetit të të lashtëve tanë që kanë krijuar gjuhët, të cilat pavarësisht distancave thelbi mbetet i njëjtë. Lidhja e shqipes si gjuhë parababeliane, siç e quan profesori, me gjuhën sanskrite është sjellë e vërtetuar në mënyrë shkencore tek libri i tij ‘Shqipja dhe Sanskritishtja’. Ç’mendonin të lashtët tanë për tokën, kush është thelbi i saj?
Le të sjellim për lexuesin shembullin e thjeshtë të etimollogjisë së fjalës shqip ‘Toka’.
Atë e ndajmë në dy rrënjë ‘To’ dhe ‘Ka’. Sipas teorisë së profesorit, gjithmonë tek një fjalë duhet të gjejmë theksin semantik ose kuptimor. Meqenëse ‘To’ tregon drejtim, njësoj si bie fjala në anglishten 'to' (te, tek, për në) do të thotë se operatori 'To' nuk mbart peshën kuptimore dhe theksi semantik kryesor tek fjala ‘Toka’ do të bie i gjithi mbi 'Ka' që në të vërtetë është shqipja Kau (buall, demi, angl. cow, norv. kua etj).
Siç profesori e ka permendur edhe shumë herë në librat e tij, gjuhët janë krijuar në një kohë ku mbizotëronte mendimi mitollogjik dhe jo si në kohët e tanishme ku mbizotëron mendimi i kafe-neve.
Pra nëpërmjet zbërthimit të thellë të fjalës ‘Toka’ gjetëm një korrespondencë midis Tokës dhe Kaut, gjë e cila duket në pamje të parë disi e çuditshme. Mirëpo kjo korrespondencë është edhe në vende apo fusha të tjera, të cilën do t’a bëjmë të ndriçueshme në vijim dhe ajo quhet në një farë mënyre vërtetim etimollogjie. Po në shqip kemi gjithashtu fjalën ‘Territor’ (ital. la terra, shq. tokë) dhe ‘Ter, Terak’ (Ka, dem, buall) ose në astrologji Toro/Taurus (demi) që simbolizon tokën.
Sipas profesorit, një etimollogji nëse vërtetohet si bie fjala në mitollogji, shkencë apo fusha të tjera diturie do të thotë se atë etimollogji nuk e luan as topi. E vërteta quhet e vërtetë nëse gjurmët e saj gjenden kudo dhe jo vetëm nga një hamendje e rastit.
Në mitollogjinë të ashtuquajtur greke por unë do t’a quaja saktësisht pellazgo-ilire, perëndesha Gaia personifikonte tokën. Siç vëmë re mbizotëron përsëri rrënja Ga, që është shqipja Kau. Në mitollogjinë e egjiptianëve të lashtë kemi përsëri perëndinë e Tokës me emrin ‘Geb’, pra është Ge + b (me ba kau) dhe rrënja semantike është përsëri Ge (Kau).
Astrologu i famshëm dhe mjeshtri i vedave Prashant Trivedi shkruan ne librin e tij të titulluar *Eposi i P.T* se Lopa (ang. cow) qe në sanskritisht është Gaay ishte përfaqësuese e perëndeshës Tokë me emrin BhuDevi. Sipas Vedave Toka në miniaturë konsiderohej në formën e një Lope. Sipas tij kemi gjithashtu një lidhje direkte mes Kaut dhe Ga-laktikës. Prashanti thotë që Lopa ka të njëjtën energji elektromagnetike si edhe e tokës ku ajo kullot e lirë, dhe është më eksperte ndaj barishteve (se njerëzit), prandaj qumështi i saj (kur milet me dëshirën e saj me dorë pasi ajo ushqen viçin) është ilaç për njeriun. Ai thotë gjithashtu se dhimbjet, vuajtjet e brendshme dhe të jashtme të njerëzve, luftërat botërore (pra therjet e njerëzve) ekzistojnë në këtë botë për të balancuar keqtrajtimet që kjo botë bën ndaj lopëve. Sipas tij 99% të problemeve të kësaj bote do të zgjidheshin nëse lopët nuk do të keqtrajtoheshin, kuptohet duke mos u ngrënë as mishi i tyre.
Tek ‘Libri i Aforizmave’ të profesor Petro Zhejit sqarohet bukur dhe thjeshtë lidhja midis shqipes Vikat (bërtas, zëri) apo sanskritishten Vak (zë) dhe Viçit/Kavi. Pra lidhjen mes zërit/zanit që ka një rëndësi kozmollogjike (ne te gjitha fetë si ne kuran, bibël, aforizma Zëri Zuri pra krijoi etj) dhe viçit. Në italisht kemi ‘vacca’ (lopa) dhe ‘voce’ (zëri). Mrekullueshëm profesori ka krijuar shumë aforizma në këtë libër po unë do t’ju përmend këtu aforizmën lidhur me temën tonë: ‘Thonë se dikur lopa ka llap e kavi ka kuvet’.
Qëllimi i etimollogjisë së fjalës ‘Toka’ të kryer tashmë këtu është të nxjerri në pah një lidhje të thellë midis kulturës që të lashtët shqipëtarë kishin me ato të tjera, qoftë të indianëve të lashtë, qoftë të egjiptit si edhe vendeve të tjera. Ata e respektonin Tokën, e quanin perëndeshë dhe i trajtonin padyshim Lopët me respekt, dhe sipas filozofëve pseudo-grekë si Pythagora, Herodoti, Plutarku etj., shumica e pellazgëve dikur ishin vegjetarianë, ose të paktën nuk e fusnin në gojë fare mishin e lopës/kaut/viçit sepse i njihnin ligjet e natyrës dhe pasojat e saj më mirë se ne sot. Ata e lidhnin tërmetin me furinë e nënës tokë. Fjala gjeologji përsëri nënkupton logjikën (logji) apo shkencën e Tokës (gjeo). Si për çudi dhe ndoshta ‘jo rastësi’ tërmeti që goditi Tiranën në shtator të këtij viti pati më së shumti dëmtime në godinën e fakultetit të Gjeologjisë.
Të lashtët ishin në harmoni me nënën (mëmëdhe) apo perëndeshën tokë pasi e respektonin atë me vepra, duke i thurur lavde dhe duke mos ngrënë mishin e Lopës/Kaut dhe duke bërë tokëzimin pra duke ndenjur 10 minuta çdo ditë këmbëzbathur ku merrnin energji të pastër elektromagnetike dhe njëkohësisht shkarkonin ngarkesën negative të trupit të tyre. Ata e dinin se elementi kryesor i trupit të njeriut është ‘toka’ (siç kemi bie fjala në ‘Kuran’, njeriu u krijua nga balta etj.,) dhe ishin mjaft të lidhur me të.
Nga pikëpamja gjuhësore të urtët e lashtë pellazgë e dinin se po të haje mishin e lopës/kaut bëheshe angl. coward (frikacak) ose po të haje mishin e demit pra të terit/terak mund të bëheshe torollak e kështu me radhë. Për më detaje ju këshilloj të ndiqni videon time në youtube: https://www.youtube.com/watch?v=KzwgyLCta_s&t=3s
Sa mire do të ishte që brezat e sotëm të mësonin prej të urtëve të lashtë shqipëtarë!
Opmerkingen