Rabije Bytyqi është një zë poetik dhe qytetar i spikatur ne letersinë dhe jetën shoqërore në Kosovë dhe jo vetëm.
Rabija shënjon krijuesen e vetëdijshme për cilësi të lartë artistike dhe për jetēsimin e perditëshmërisë nē krijimtari.
Angazhimi i saj në veprimtaritë poetike mbarëshqiptare është shembulli i vitalitetit të shpirtit te saj krijues dhe i detyrimit atdhetar jo vetem ne Kosovë.
Në anën tjeter vargjet e Rabijes ngjizin bukur detajin lirik me atë epik duke dhënë ndjenja të fuqishme me emocione pozitive dhe negative për aspektet e jetës së përditshme në trojet tona etnike.
Portreti i saj poetik shfaqet edhe në poezi të tilla si NJË JE TI, BOTË E SHPIFUR, TI, LOTI YT GARG FAQES SIME etj
Urime Rabije për perkushtimin tënd krijues dhe atdhetar. Ju jeni poetja spikatur e fjales së bukur shqipe
Një je ti...
Udhëtar i rrugëtimit tim, që më ndjek pas kudo Hije e pandarë e syve dhe mendjes sime.
Akullnajat alpine i shkrij me ndjenjën trazuar Pse je bërë peisazh shumëngjyrësh. O engjëll i praruar! O trëndafil vjeshtak ! Ditën e mbush më aromë të këndshme.
Bota plot ëndrra Pikturë e gdhendur mureve tē zemrës Ujë kristalor që freskon shpirtin tim Rreze dielli ngrohtësi globale Det kaltërsi bukurì oqeanesh.
Loti yt lag faqes sime
Buza jote-buzëqeshja ime Dora jote-përkëdhelja ime Syri yt -drita ime Qerpiku yt-qepalla ime
Loti yt dhimbja ime Frymëmarrja jote-mushkëria ime Trupi im -zemra jote Damarët e tu -gjaku im i jetës.
Poezi çasti për gjysmën e shpirtit tim
Jeta ime me ngjyra shumë, kur pi kafen e mëngjesit lotët m’i rrëmben Lumbardhi mendime e kujtimet i kam te ju shkëlqesitë e shpirtit tim Të mërguarit e mi, kur malli dhe mungesa është e pranishmë, drita – errësirë E dielli s’po ngroh si dikur ditët e gjata e netët pa gjumë po i numëroj yjet që ngjajnë si ju ju pa ardhur, as pranvera s’na vjen Në dritare qëndroj të shoh po rastis ndonjë avijon derën e lë të hapur për t’iu hedhur në përqafim Ah kurbet i mallkuar sonte më fute në mallëngjim fëmijët janë vetë bota, e jeta pa ta, s’ka kuptim
Comments