Poezi nga Rabije Bytyqi
GJERGJ KASTRIOTI!
E vërteta peshon mbi shpatulla
Kuptimi nuk është shurdhër
Shpirti lahet në liqen dëshirash
Guximi
-krenari buke
Gjergj Kastrioti!
Të mposhtësh errësirën
- brenda nate
Me një emër
Me një ngritje
Për të mos vdekur
E për të rilindë përsëri
Gjergj Kastrioti
Kali i bardhë
-frymë ngadhnjimi
Rrugëtim ylberi
Na mban në shpinë
- përtej shtegut
Gjergj Kastrioti!
Ligji i jetës
-i gurit
Liri ngritesh mbi një emër
Flet ballë për ballë
Me armiqtë e vjetër
Gjergj Kastrioti!
Kështu
Rritemi
Ngritemi
Bëjmë gjum të qetë mbi baladë
Liria ka një emër
Gjergj Kastrioti!
24.01.2023.
Rabije Bytyqi 🇽🇰💖
fotoja e shkrepur ne Tiranë🇦🇱💖
Pulëbardhë moj puhizë
Seç më mori malli për valën
Aty në buzëdeti të ndodhin përqafimet,
Erëlehta t’i rrëmbej tallazet e flokut
Të m’i mbulosh dritat e syve të mi,
Shikimi yt i ngjizur të ma rrëmbejë shikimin tim
Të të e përpijnë njëri-tjetrin, si një gotë verë...
Të na merr vala e detit,
Në shpatullat e saj
Të na shtrijë qilimin
Në brendinë e tij të na rrotullojë,
Të na ushqejë me dashurinë
Të na bëjë të marrim vrapin
Në fund të detit ndërtojmë folenë
Por si peshqit jetën ta jetojmë...
Rabije Bytyqi
Durres,2023.🇦🇱
Shtatë, a nëntë breza!
Një botë e tërë
Një kujtesë hyjnore
Çmendet në kohë legjende
Vritet në mendje...
Fryma vesë lirie….
Ëndrra nuk preket
Nata tallet me modelet
Zgjimi nuk kthehet
N'lëndinë tallen delet...
Shtatë
A nëntë breza
Sillemi rreth tokës
Gjaku i fisit s'bëhet ujë
Atdheu lëngon n' bedena
Liria ka emër loti
Ka emër Zoti...
Autore Rabije Bytyqi ,Prizren.
Mars,2023🇽🇰🇦🇱
Comments