top of page
Search

Radaret e shpejtësisë dhe roli i tyre

Kohët e fundit jane vendosur radare per matjen e shpejtesise se automjeteve. Eshte pikerisht shpejtesia faktori me i madh qe shkakton aksidente ne rruge. Por, sistemi i radareve nuk duhet te vendoset me aksione, por duhet te jete i perhershem dhe te funksionoje me teknologjine e fundit. Duhet te kete nje Sistem elektronik dhe te programuar ku te perfshihen te gjitha elementet e tij.

Keshtu sipas Drejtorise se policise, ditet e fundit në Tiranë, Durrës, Berat, Fier, Fushë-Krujë dhe Lezhë janë pezulluar 75 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara, të konstatuara nga 6 radarë, 4 nga të cilët Trucam.


Në nivel global, rreth 1.25 milion njerëz vdesin për shkak të përplasjeve të trafikut rrugor çdo vit. Edhe pse vendet me të ardhura të ulëta dhe të ardhura të mesme kanë vetëm gjysmën e totalit të automjeteve, ato kontribuojnë gati 90% të të gjitha përplasjeve në botë.

Shpejtësia e automjeteve është një komponent i rëndësishëm në të gjitha fazat e parandalimit të dëmtimit.

Shpejtësia e automjeteve është faktori më i rëndësishëm rreziku për aksidente në trafikikun rrugor, lëndime dhe vdekje.Në çdo moment të kohës, gjysma e shoferëve në zonat urbane janë mbi kufijtë e shpejtësisë.

Kontrollimi i shpejtësisë, kur lëvizshmëria është thelbësore, është shumë e rëndësishme.

Një ulje mesatare e shpejtësisë së automjeteve me 10% mund të rezultojë në ulje gati 37% të aksidenteve të trafikut rrugor dhe dëmtimeve sipas studimeve te fundit.

Rezultatet e një rishikimi sistematik treguan ndikimin më të madh të zvogëlimit të shpejtësisë në aksidentet e trafikut rrugor, dëmtimet dhe vdekjet kur kufijtë e shpejtësisë kombinohen me masa të tjera të inxhinierisë së trafikut, siç janë kamerat e shpejtësisë dhe radaret e shpejtësisë.

Rreth 90% e dëmtimeve të këmbësorëve mund të shmangen nëse automjetet drejtohen me shpejtesi me 30 km / orë në krahasim me 50% kur drejtohen me 45 km/orë, veçanërisht kur përdoruesit e makinave janë të zakonshëm.

Comments


bottom of page