Në një postim në Twitter, Rama shprehet për Raportin OSBE/ODHIR se ai çertifikoi zgjedhjet lokale. Ai përcolli dhe mesazhe pozitive për bashkëpunim me opozitën.
Duket se ai ka bërë gjysmën e vetë për të filluar kështu një dialog konstruktiv me opozitën.
Mosarritjen e bashkëpunimit ai e quan humbje kohe për reformën elektorale dhe se shqiptarët presin zgjidhje pa dallime partiake.
Pritet tashmë reagimi i opozitës për këtë ftesë për bashkëpunim.
Ja postimi i tij ne Twitter:
“Përpjekja për të ngritur një furtunë në gotë mbi Raportin e OSBE/ODHIR-it është e kotë, e gabuar dhe e dëmshme për vendin,e në radhë të parë për opozitën joparlamentare!
Raporti ka çertifikuar zgjedhjet si krejt legjitime e ka dhënë rekomandime në shërbim të reformës që na duhet!”,
Por dera duket se është e hapur edhe për opozitën joparlamentare, ku i kërkon për tu fokusuar tek zgjidhja për refomën zgjedhore.
“Zgjedhjet e 2021 nuk janë larg për kohën që duhet për adresimin e rekomandimeve në funksion të Reformës Zgjedhore. Prandaj le të fokusohemi tek kjo reformë themelore dhe të përgatisim me frymë DIALOGU e BASHKEPUNIMI, zgjedhjet e ardhshme. Dora jonë është e shtrirë për të gjithë”, deklaron kreu i qeverisë.
“Çdo vonesë e kotë sot e bën më të vështirë arritjen e një rezultati domethënës, në adresimin e problematikës së evidentuar përmes rekomandimeve. Ne presim, po koha nuk pret qytetarët tanë pa dallim, presin prej nesh të hapim një faqe të re DIALOGU e BASHKEPUNIMI për Shqipërinë”, përfundon Rama.
Comments