Edi Rama në një takim për “bashkëqeverisjen”, ka dhënë një mesazh që mesa duket shkon përtej takimit dhe axhendës së tij. Duket se ndryshime radikale priten në kampin Rozë dhe në administratën shqiptare.
Nuk dihet kush e ka radhën për tu larguar masivisht nga administrate shtetërore. Mesa duket Rama do të përsërisë Katharsisin e Nanos, por duke e shtrirë këtë, jo vetëm në PS,por edhe në Administratë.
Kujtojmë largimin spektakolar të kohëve të sotme të Drejtorëve në Shkodër dhe në Vlorë që sapo ka nisur furtuna. A nuk është koha që Kryeministri ta kapë nga briri të keqen, duke bërë kështu një reformë të vërtetë administrative dhe jo vetëm me aksione? Vallë do të rezistojë ky trung nga gjithë këta buburreca që e kanë gërryer për gjashtë vite pa u dënuar?
Rama,ky dhjetorist me ëndrra për një Shqipëri si Europa, tashmë duket se është kujtuar për buburrecat e shumtë qe kanë 29 e kusur vite që po na shkatërrojnë kombin shqiptar.
“Sa do i fortë të jetë ky trung, nëse këto buburreca nuk do të zhduken, ky trung përsëri do të mbetet i gërryer”, shprehet Edi Rama.
“Të jesh i sigurt se nuk kam patur nevojë të ulem në një stol për të parë çfarë po më bëjnë buburrecat nga poshtë, rri në këmbë dhe shoh buburrecat që gërryejnë”, tha Kryeministri i vendit.”
Comments