top of page
Search

Ramazani dhe shpresa për rimëkëmbje



NGA

Nuk është e lehtë të flasësh për shpresë, sidomos kur vendi dhe rajoni po kalon sprova të njëpasnjëshme: tërmetet, krizat politike, tani dhe pandemia dhe gjendja e jashtëzakonshme që pason atë.

Ne e perceptojmë shpresën si një vlerë individuale, por ajo mund të jetë edhe kolektive, pra mund ta ndërtojmë atë së bashku. Dhe ku ka rast më të mirë se muaji i Ramazanit, një muaj shpresëdhënës jo vetëm për t’u bërë njerëz dhe besimtar më të mirë, por edhe për ta ndërtuar shpresën e nevojshme për t’u rimëkëmbur.

Në “Një libër mbi shpresën”, Mark Manson shpjegon se si për të ndërtuar shpresë dhe për ta ruajtur atë na duhen tre elementë kryesor: përkatësia në një komunitet, besimi në disa vlera si dhe ndjenja e kontrollit.

Përkatësinë komunitare, ne si besimtarë e kemi të kultivuar mbi nocionin e “ummetit islam”. Kur sprovohen pjestarë të ummetit apo ne vetë si ummet përballemi me sfida të ndryshme, na kaplon një dhimbje e përbashkët. Kjo ndjenjë e lidhjes me ata që nuk i kemi takuar kurrë, kjo ndjenjë e thellë e unitetit dhe dhimbjes së përbashkët, qenka një tipar i theksuar veçanërisht tek muslimanët, sipas një studimi të ri.

Kështu, studiuesit e Universitetit të Sussex zbuluan se muslimanët janë të lidhur në mënyrë unike me një komunitet të përbashkët, pra një “ummet”. Hulumtuesit e studimit në fjalë e quajtën këtë fenomen “traumë kolektive e komunitetit”, pra përjetim dhimbjeje me të cilën janë përballur pjestarët e tjerë të komunitetit përkatës.

Profesori Mark Walters, autori kryesor i studimit të Universitetit Sussex, tregon se si ata eksploruan ndikimin e krimeve të urrejtjes islamafobike tek muslimanët britanikë. Ata zbuluam se bashkësitë muslimane përjetojnë një lidhje të fortë morale, e cila bazohej në një sistem të përbashkët besimi kulturor dhe fetar. Kjo ishte e lidhur me konceptin e vëllazërimit  ose” ummeti “që do të thotë” komunitet i besimtarëve muslimanë. Madje edhe në nivele ndërkombëtare, ka të ngjarë që pjestarët e këtij komuniteti të pësojnë trauma periferike, ose ‘vuajtje të përbashkët’.


Është interesante fakti se muslimanët ndjehen në këtë mënyrë drejt muslimanëve të tjerë të cilët as nuk i njohin personalisht e as kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta, siç janë muslimanët në anën tjetër të botës. Kështu pra, mishërohet hadithi profetik: “Ky ummet është si një trup, nëse njëra pjesë lëndohet, atëherë i tërë trupi vuan.”


Ndërsa kur bëhet fjalë për besimin në disa vlera, vetë islami është një sistem i tërë vlerash të cilat nga ana tjetër promovon domosdoshmërisht ndjenjën e kontrollit dhe të shpresës. Në këtë rast me ndjenjë kontrolli nënkuptojmë besimin në “kada dhe kader” pra që njeriu është përgjegjës për veprat e tij në përputhshmëri me fatin e paracaktuar nga Zoti. Ndërsa shpresa buron prej “tewekulit” pra mbështetjes në Zot se Ai është


Mbikqyrës dhe i rregullon çështjet më së miri.

Kur ne si muslimanë i kemi këto tre elementë përse mos të reflektojmë mbi këtë gjendje në mënyrë që të përfitojmë sa më shumë nga kjo sprovë/sfidë/testim për të dhënë më të mirën tonë?

Po sikur e gjitha kjo të jetë një mundësi e mirë për t’ju rikthyer esencës së vërtetë të agjërimit dhe Ramazanit? Ndoshta të gjithë ne prej kohësh e kemi ëndërruar sikur të mund t’i përjetonim dhe njëherë “ato kohrat e vjetra” ditësh e netësh Ramazani më të distancuar nga rrethi shoqëror, më shumë kohë për meditim, atëherë kur interneti nuk ka qenë i aksesueshëm në shtëpitë tona, kur kishim më pak gjëra që na e tërhiqnin vëmendjen, më pak manifestime dhe koncerte ramazani, apo iftare/dasmash, apo panaire. Po sikur ta bëjmë këtë Ramazan një itikaf të vërtetë duke zbatuar këshillën profetike se “në kohë sprovash na mjafton shtëpia jonë”. Po sikur për një herë të vetme në jetën tonë ta provojmë mos shkojmë kundër udhëzimit hyjnor se “E ai është që natën ua bëri petk, gjumin pushim e ditën e bëri për gjallërim”, ndërsa ne deri tani kemi vepruar të kundërtën duke e pritur syfyrin zgjuar dhe duke fjetur gjatë ditës?


Po sikur e gjitha kjo të jetë një mundësi e mirë për t’ju rikthyer vetes? Po sikur këtë që ne e quajmë “izolim” të jetë në fakt një domosdoshmëri për ne për të medituar më së shumti mbi vlerat tona, përparësitë tona, obkjektivat dhe misioni ynë në këtë jetë?

Dhe që të arrihet kjo lloj mendësie duhet ndërgjegjësim dhe ndërgjegjësimi duhet nisur nga ndalimi i vetes duke përhapur panik, apo thirrje të dëshpëruara dhe pesimiste ku lëngojmë se nuk shtyhet mbyllur, se nuk shtyhet pa shoqërinë dhe pa shëtitjet. Nga ndalimi i vetes duke postuar thirrje të dëshpëruara dhe pesimiste “se si do e kalojmë këtë Ramazan pa iftare e pa teravi”; duke u qarë dhe u ankuar se një Ramazan i tillë nuk shtyhet, se kemi mall dhe nostalgji për Ramazanet e shkuara.


Në librin “Plani B. Përballimi i vështirësive, rimëkëmbja dhe rikthimi i gëzimit” në kapitullin që flet për “si të marrim forcë nga njëri tjetri”, Sheryl Sandberg na tregon mbi Qëndrensën pas sprovave të jetës. Sipas saj, qëndresa nuk ka lindur bashkë me individin por ajo krijohet përmes individëve. Kur ne rimëkëmbemi së bashku, bëhemi më të fortë, krijojmë komunitete, mund të kapërcejmë pengesa dhe parandalojmë vështirësi.


Bashkasharisht duhet të biem dakort në një mendësi të vetme: që nëse Zoti na e ka çuar këtë sfidë ne do e pranojmë me bindje të plotë sepse jemi populli/ummeti i “Dëgjuam dhe u bindëm”. Dhe bashkarisht të shpërndajmë shpresë dhe pozitivitet me qëllim që të rimëkëmbemi sa më shpejt të gatshëm për të përballur sfidat e ardhshme.

Burimi: muslimania.al

Comments


bottom of page