top of page
Search

Recetat për maskën e lëkurës me kafe turke


Maskat e lëkurës me kafe turke ,kohët e fundit janë bërë nga maskat më të njohura dhe më ekonomike. Me veprime të thjeshta,ju mund kurseni shpenzime të panevojshme.

A i dini përfitimet e kafesë turke për lëkurën?

Këtu janë recetat që mund të aplikoni, duke përdorur maskën e lëkurës me kafe turke dhe përbërës të ndryshëm.

Kjo maskë e lehtë dhe e lirë nga pikëpamja e kostos do të parandalojë formimin e njollave te zeza dhe do të ndihmojë ta bëjë më të freskët fytyrën tuaj. Ajo gjithashtu do ta bëjë lëkurën tuaj të butë.


Vaj ulliri special për kafen turke ka përbërësit:

1 lugë kafeje turke

1 lugë çaji vaj ulliri

Receta për maskën e fytyrës me kafe turke dhe vaj ulliri

Përzieni 1 lugë çaji kafeje turke dhe 1 lugë çaji vaj ulliri në një tas.

Aplikoni përzierjen në lëkurën tuaj.

Prisni 5 minuta pasi të përhapet plotësisht. Pastaj lani fytyrën me ujë të ftohtë.

Kur lani fytyrën nën efektin e vajit të ullirit, ju mund të ndjeni një ndjesi të vajosjes në lëkurën tuaj, por mos u shqetësoi,është notmale.

Kur ta lani plotësisht fytyrën, ky efekt i vajit tashmë do të humbasë.

Nëse kryeni këtë një ose dy herë në javë, do të ndjeni ndryshimin në fytyrën tuaj.


Sodë dhe kafe turke për të bërë maskë

Kjo është një tjetër mënyrë

Sodë

Kafe turke

Receta për maskën e fytyrës me kafe turke dhe sodë

1 lugë kafeje turke, i shtoni disa pika sodë buke.

Përzieje derisa masa të jetë viskoze.

Masazhojeni fytyrën në mënyrë rrethore dhe pas dhjetë minutash lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Maska me kafe turke dhe sheqer ngjyrë kafe

2 lugë sheqer ngjyrë kafe

1 lugë kafeje turke

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

Përziejini të gjithë përbërësit në një tas.

Fërkojeni dy herë lëkurën tuaj para se të laheni.

Struktura kokrrizore e kafesë turke dhe sheqerit të kafesë pastron strukturën e lëkurës. Ky aplikim i jep butësi strukturës së lëkurës suaj. Ju gjithashtu mund t’i ruani përbërësit në një kavanoz të vogël.


Kafe turke me limon

1 lugë kafeje turke

1 lugë çaji lëng limoni


Receta për kafe me limon

1 lugë kafeje turke i shtoni 1 lugë çaji lëng limoni

Përzieni derisa të bëhet një përbërje e errët.

Lani fytyrën pasi të prisni 10 minuta pas aplikimit.


Cilat janë përfitimet e kafesë turke për lëkurën?

Sipas hulumtimeve përfitimet e maskave të bëra me kafe turke kanë këto përfitime:

E bën lëkurën tuaj të duket më e mbajtur dhe e re

Eshtë shumë efektive në uljen e fryrjes së lëkurës dhe këtë e arrin duke ngushtuar enët e gjakut nën lëkurë.

Ka një efekt lehtësues në celulitet.


Shënim: Nëse gjatë aplikimit të maskave hasni një skuqje të lëkurës, acarim ose ndonjë shenjë të papritur në lëkurën tuaj, mos vazhdoni ta aplikoni maskën. Kafeja e aplikuar në lëkurë të ndjeshme mund të shkaktojë reagim të lëkurës.


Burimi:Haberturk


Comments


bottom of page