Simptomat e para: këshilla që ndoshta autoritetet nuk i japin.
(Perkthyer nga frengjishtja: recete e nje specialisti të njohur të mjekesise alternative per të forcuar imunitetin)
Simptomat e para: si të veproni?
Temperature (në 87% të rasteve)
Kollë e thatë
Vështirësi në frymëmarrje
Lodhje
Rrufe (më e rrallë)
Para së gjithash: nëse nuk keni probleme serioze, mos nxitoni të shkoni në urgjencë (rrezikoni të infektoni njerëz të tjerë).
Ashtu si ju kane keshilluar edhe autoritetet, është mirë që të qëndroni në shtëpi, të shmangni kontaktet me njerëzit e tjerë dhe të thërrisni menjëherë një mjek.
Me pas, ndiqni rekomandimet që ju janë dhënë nga mjeku përmes telefonit.
Mbi të gjitha, shmangni marrjen e ilaçeve anti-inflamatore. Ju mund të keni degjuar se medikamentet anti-inflamatore josteroide (AINS) si ibuprofeni ose kortizoni, mund ta përkeqësojnë infeksionin dhe të shkaktojnë efekte anësore.
Nëse dëshironi të veproni qe ne shfaqjen e simptomave të para, kjo recete eshte nje bombë artizanale kundër infeksioneve (që lexuesit e mi e dinë mirë).
Zgjidhja më e mirë kur kemi zene shtratin:
Receta eshte e thjeshtë e bashkon shumicën e ushqimeve më të mira për të forcuar sistemin imunitar dhe për të luftuar infeksionet. Per ta realizuar ate ju duhen:
1. Xhenxhefili (xhinxher), i cili ndihmon rruazat e bardha të gjakut që të mbrrijne me shpejt tek mikrobet, duke stimuluar keshtu qarkullimin e gjakut dhe vazodilatacionin periferik. Ai forcon imunitetin tuaj kundër sulmeve bakteriale ose virale (ftohja, bronkiti, angina, kollitjet, gripi).
2. Mjalti: njihen vetite e tij të fuqishme anti-infektive. Sipas disa studimeve, mjalti mund të veproje edhe kundër bakterieve rezistente ndaj antibiotikëve, si stafilokoku aureus.
3. Curcuma ose Shafran i Indisë, i cili ka qenë subjekt i qindra studimeve për efektet e tij shëndetësore. Ai ul, per shembull, rrëzimin e sistemit imunitar gjatë trajtimeve të kancerit (kimioterapi, radioterapi, etj.)
4. Kanella: (veçanërisht në formën e vajit esencial), ka një aktivitet të fortë antibakterial për të cilin thuhet se vepron në 98% të mikrobeve. Ajo rrit reagimin imunitar ndaj sulmeve dhe mund të ndihmojë në luftimin e infeksioneve të ORL.
5. Limoni: stimulon sistemin imunitar (falë vitaminës C që përmban) dhe ka veti të forta antivirale.
6. Thym ose Trumzë: antiseptik i fuqishëm dhe anti-infektiv, është i pari që duhet të merrni në rast të infeksionit të frymëmarrjes, dhimbjeve të fytit, ftohjes ose anginës. Përdorimi i tij terapeutik është çertifikuar edhe në Gjermani nga Komisioni prestigjoz E.
7. Rozmarina: një antiseptik natyral, qe është në gjendje të frenojë shtimin e disa qelizave bakteriale. Rozmarina përmban acid rosmarinik dhe carnosic me veti antioksiduese, anti-inflamatore dhe anti-infektive shumë të dobishme në rast të përfshirjes infektive të sferës ORL.
Besoj e kuptoni se me një përzjerje të tillë qe mund të pergatisni pa frike nje bombë imunitare per të shkaterruar viruset që ju sulmojnë.
Të gjitha se bashku permblidhen pra ne nje pije.
Se pari, merrni përbërësit e mësipërm dhe ndiqni me kujdes procedurën e mëposhtme:
Filloni duke hedhur dy lugë gjelle thym dhe rozmarine në një filxhan të madh me ujë të valuar e duke i lene 10 minuta ne te.
Me pas hidheni kete përzierje në një shishe qelqi.
Nderkohe qe infuzioni ftohet, grini një cope të madhe xhenxhefil (xhinxher) të freskët (ne madhësinë e gishtit të madh) sa më holle e nëse mundeni, mund ta grini edhe ne mikser.
Shtoheni xhenxhefilin (xhinxher) në shishe dhe pudroseni mire kete perzjerje me kanellë dhe shafran të Indisë (curcuma).
Shtoni një lugë mjaltë dhe një limon të shtrydhur (pasi përzierja të jetë ftohur sepse vitamina C është e ndjeshme ndaj nxehtësisë). Mund t’i shtoni edhe ujë të freskët nëse është e nevojshme.
Mos harroni ta tundni mirë shishen para se ta pini. Rezultat i garantuar!
Në fillim, mund të jeni pak te befasuar nga shija e theksuar e xhenxhefilit dhe shafran i Indisë. Por do te mësoheni dhe do ta shihni se shpejt do të keni kënaqësi ta pini.
Këshilla ime për perdorimin e kesaj recete: konsumoheni kete sasi gjate gjithe dites e sa herë që të merrni nje gote nga shishja, shtoni ujë perseri në të, në mënyrë që të jetë gjithmonë plot. Përzierja do të hollohet gjithnjë e më shumë, por mund t'ju siguroj se mbetet e shijshme dhe efikase.
Kjo është receta më e fuqishme që mund t'ju ofroj në këtë periudhë të epidemisë.
Shpresoj të jete e dobishme per ju!
Florent Cavaler Autor dhe redaktor i revistes Pure Santé
Burimi: Edlira Dedja
Comentarios