top of page
Search

Rexho Plaku më në fund "rikthehet" në Konispol më krenar se kurrë

Sot në Konispol u vendos busti përkujtimor i Rexho Plakut. Në këtë ngjarje morën pjesë shumë qytetarë. I pranishëm ishte dhe Kryetari i Bashkisë Shuaip Beqiri dhe të afërmit e familjarë të familjes së njohur Plaku.

Po kush ishte Rexho Plaku:

Lindi në Konispol, në vitin 1900. Me vendim nr. 200, datë 17 dhjetor 1946, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor për «përhapje të parullave disfatiste» si një element i pakënaqur dhe e dënoi me vdekje, humbjen e të drejtave qytetare dhe politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme. Me shkresë nr. 539, datë 18 dhjetor 1946, dënimi me vdekje i kthehet në 30 vjet burg. Me vendim nr. 99, datë 25 korrik 1961, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme.

Tashmë Rexho kthehet me kokën lart në Konispol në qendër të qytetit.


コメント


bottom of page