Ka dy alternativa për të mbrojtur Kushtetutën (Kushtetuta jonë është masakruar, por po flasim për konceptin). E para është për ata që nuk u pëlqen që mbrojtja e Kushtetutës ka mbetur në dorë të Metës, perfshi këtu edhe mua.
Eja të mblidhemi vetë në shesh! Unë jam gati.
Deri më tash, nuk kam dëgjuar gjë ama.
Nëse thua "Meta ka drejtë, por Meta vetë..." dhe ky opsioni lartë nuk të pëlqen, vazhdo dhe ngrohu në divan.
Kjo na çon tek alternativa e dytë: t'i bashkohesh Metës, duke i lënë mënjanë përkohësisht të gjitha arsyet përse ai nuk na pëlqen.
Të biesh dakord me Metën sot, nuk do të thotë ta votosh nesër.
Nuk të bën as mbështetës e as bashkëfajtor me abuzimet e Metës.
Sot një nga hallet e Metes është edhe halli jone.
Është hall shumë më i madh për ne, se sa është për Metën ama.
Njëri hall i Presidentit është se uzurpimi i pushteteve nga PS, zvogëlon eksponencialisht ambiciet politike të tij. Do të ishte halli i ç'do politikani ky.
Halli që përkon me tonin është një qeveri, që ka uzurpuar çdo institucion dhe që i bën ligjet sipas qejfit. Kur qeveria arrin edhe të bëjë ligjet është kambanë alarmi në vetvete.
Kur ajo i bën, pa patur asnjë institucion që ta kontrollojë, rendi kushtetues ka rënë.
E drejta kthehet në të padrejtë, e ligjshmja në të paligjshme sipas tekave të qeverisë.
Dhe qeveria Rama ka treguar shumë zell për të legjitimuar ç'do tekë e abuzim të sajin.
Une besoj se Meta ka treguar se ka aftesinë për të bërë kompromise e marrëveshje kur atij i intereson.
Pra, në skenarin më të keq, ai e gjen një rrugëdalje për veten.
PO NE?
Ne duhet të zgjohemi e të kuptojmë që nuk ka zgjedhje apo zgjidhje të lehta, aq më pak zgjidhje spontane, siç duam ne.
Kjo situatë NUK do të zgjidhë veten.
Aq më pak do ta zgjidhin ndërkombetarët, që janë sponsorat kryesorë së bashku me paditurinë e bjerrjen tonë morale, për situatën ku ndodhemi.
Këte gomar duhet ta nxjerrim VETË nga balta!
Institucioni i Presidentit, na pelqen apo jo Ilir Meta, ka ngelur mburoja e vetme institucionale ndaj qeverise sot per sot.
Kommentare